I refuzohet kërkesa Petkoviqit për vizitë në Kosovë

Institucionet e Kosovës i kanë refuzuar kërkesën për hyrje në Kosovë, ministrit të Rinisë dhe Sporteve në Serbi, Petar Petkoviq.

Refuzimi i kërkesës nga autoritetet kosovare është bërë i ditur nga vetë Petkoviq.

Nga mediat serbe u theksua se institucionet e Kosovës kanë dërguar mbrëmë një njoftim për të bërë të ditur se i ndalohet hyrja ministrit Petkoviq në territorin kosovar.

Petkoviq kishte bërë kërkesë për të ardhur në Kosovë në mënyrë që të bisedojë me disa të rinj, të cilëve pati t’u shpërndajë bursa studentore.

Po ashtu ai kishte paraparë të vizitojë edhe Qendrën për Ekologji dhe Zhvillim Sportiv në Zubin Potok.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close