MSH me njoftim për caktimin e termineve për vaksinim

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se aplikimi për vaksinim kundër COVID-19 dhe caktimi i termineve do të vazhdojë të bëhet ekskluzivisht përmes platformës eKosova, për grupet prioritare të fazës së dytë të vaksinimit sipas Planit Shtetëror të Vaksinimit kundër COVID-19 që janë personat e moshës mbi 65 vjeç, personat më sëmundje kronike pa dallim moshe, profesionistët shëndetësor, mësimdhënësit  dhe  forcat e sigurisë, të ndërlidhura me menaxhimin e COVID-19..

Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar mirëkuptim pasi siç kanë thënë shumica e termineve për vaksinim janë përmbushur deri me datën 29 qershor përmes platformës eKosova për kategoritë e lartpërmendura.

“MSh u bën thirrje kategorive të fazës II që nuk ja kanë dalë ende të kryejnë aplikimin dhe caktimin e terminit që ta bëjnë këtë kohe pas kohe, derisa në njoftimet në ditët në vijim do të informohen edhe kategoritë e tjera se kur do të mund ta bëjnë aplikimin për caktim të terminëve”, thuhet nga MSH.

Për të lehtësuar aplikimin për caktim të terminit gjeni në vijim edhe VIDEO UDHËZUESIT:

  1. Ndaj termin për vaksinim kundër COVID-19 për persona të tjerë: https://youtu.be/dkVFsËgfj8ë
  2. Ndaj termin për vaksinim kundër COVID-19:  https://youtu.be/rVnjB5areQA

Me qëllim të mbarëvajtjes së procesit, Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje sërish qytetarëve që në qendrat e vaksinimit të paraqiten vetëm pasi të kenë marrë thirrjen apo njoftimin për vaksinim, sipas termineve të përcaktuara përmes platformës eKosova. (https://ekosova.rks-gov.net/)

Ministria tërheq vëmendjen se cilado kategori e qytetarëvë që merr thirrjen për vaksinim, me rastin e paraqitjes në qendrën e vaksinimit në koumunën e tij, të ketë me vete dëshmi për kategorinë të cilës i përket:

  • Personat mbi moshën 65 vjeçare, duhet ta dëshmojnë këtë përmes letërnjoftimit osë ndonjë dokumenti valid;
  • Të sëmurët kronikë pa dallim moshe– përmes dëshmive shëndetësore;
  • Forcat e sigurisë – përmes kartës që i identifikon se i përkasin shërbimit përkatës (Policisë së Kosovës apo Forcës së Sigurisë së Kosovës);
  • Personeli shëndetësor dhe mësimdhënësit-përmes kartës (ID) të punës ose dokumenti tjetër që konfirmon se punojnë në kata dy sektorë.

Nëse të njëjtit nuk i paraqesin këto dokumente/dëshmi në qendrat e vaksinimit, nuk do të vaksinohen.

MSh u bën thirrje sërish qytetarëve që të shfrytëzojnë platformën eKosova për të aplikuar për marrje të vaksinës kundër COVID-19 dhe të ndjekin udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me vaksinimin si proces.

Në vijim, hapat për caktimin e termineve për vaksinim kundër COVID-19:

Për të ndarë termin për vaksinim kundër COVID-19 ju duhet të jeni regjistruar në platformën eKosova (https://ekosova.rks-gov.net/Security/Registration).

I. Mënyra për të ndarë termin për vaksinim kundër COVID-19

Hapi 1

Pasi të keni hapur platformën eKosova duhet të klikoni mbi vegzën me emërtimin “Shërbime”.

Hapi 2

Pasi të hapet dritarja e re, duhet të klikoni mbi “Shëndetësia”.

Hapi 3

Pasi të hapet dritarja e re, duhet të klikoni mbi “Ndaj termin për vaksinim kundër COVID-19”.

Hapi 4

Vendoset tiku mbi fushën “Keni sëmundje kronike?” nëse aplikuesi ka sëmundje kronike. Zgjedhet data e vaksinimit si dhe koha e vaksinimit.

Hapi 5

Shtypni butonin “Ndaj terminin”.

II. Mënyra për të ndarë termin për vaksinim kundër COVID-19 për persona të tjerë

(Një person mund të caktojë termine për- deri në 5 persona të tjerë)

Hapi 1

Pasi të keni hapur platformën eKosova duhet të klikoni mbi vegzën me emërtimin “Shërbime”.

Hapi 2

Pasi të hapet dritarja e re, duhet të klikoni mbi “Shëndetësia”.

Hapi 3

Pasi të hapet dritarja e re, duhet të klikoni mbi “Ndaj termin për vaksinim kundër COVID-19 për persona tjerë”.

Hapi 4

Plotësohet fusha “Numri personal i aplikuesit” dhe fusha “Numri i telefonit të aplikuesit” dhe vendoset tiku mbi fushën “Keni sëmundje kronike?” nëse aplikuesi ka sëmundje kronike dhe klikoni mbi butonin “Kërko”.

Hapi 5

Nëse numri personal që ju keni vendosur është i saktë, atëherë duhet të zgjedhet data e vaksinimit si dhe koha e vaksinimit.

Hapi 6

Shtypni butonin “Ndaj terminin”.

INFORMATË SHTESË:

Është aktivizuar, po ashtu, linja telefonike pa pagesë 080030900, e cila pastaj i drejton sipas kërkesës:

1.      Për regjistrim dhe aplikim për vaksinën kundër COVID-19

2.      Për informata rreth vaksinës

3.      Për informata rreth procesit të vaksinimit

5.      Për konsultë me psikologun rreth vaksinimit

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close