Takimi Kurti – Macron, të mërkurën në orën 19:30 në pallatin Elisee

Kryeministri Albin Kurti, të mërkurën, më 23 qershor në orën 19 : 30, do të pritet në Pallatin Elize në Paris nga Presidenti i Francës Emanuel Makron.

Kjo është vizita e parë e Kurtit në Paris, që nga zgjedhja e tij Kryeministër i vendit.

Radio Kosova merr vesh se Kurti dhe Macron do të bisedojnë lidhur me temën e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë si dhe perspektivën e Kosovës drejt integrimeve Evropiane. Githashtu, kryeministri Kurti, do të kërkojë nga Presidenti Macron përkrahje për procesin e liberalizimit të vizave.

Ftesën për takimin e së mërkurës, presidenti Francës Emmanuel Macron, ia kishte dërguar para tre muajsh Kryeministrit Kurti, pasi ai kishte fituar zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit./rtklive

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close