Marine Le Pen mikja e Sheshelit dhe Vuçiqit merr “shpullë demokratike” nga zgjedhësi francez

Marion Anne Perrine “Marine” Le Pen lindur më 5 gusht 1968 është një politikane dhe avokate franceze që ka qenë Presidente e Asamblesë Kombëtare (më parë Fronti Nacional) që nga viti 2011. Ajo ka qenë anëtare të Asamblesë Kombëtare për zonën elektorale të 11-të Pas-de-Calais që nga viti 2017.

Marine Le Pen ka trashëguar të atin në krye të Frontit Nacional,i cili ishte themelues i kësaj force të djatht extreme në skenën politike të Francës.

Për ne dhe lexuesin tonë asht me rëndësi me ditë se që të dy këta janë miq të mirë të të akuzuarit për krime lufte në Hag,Vojislav Sheshelit.Por jo vetëm,këta janë përkrahës edhe të politikës aktuale serbe kundrejt Kosovës si dhe janë kundër njohjes së Kosovës së pavarur.

Kërcënimi për Kosovën vjen nga mundësia që në zgjedhjet e ardhshme presidenciale ,Mari le Pen konsiderohet si favoritja kryesore për t’i fituar zgjedhjet.Me këtë edhe turbulenca politike në lidhje me raportet e këtij vendi me Kosovën dhe me Bashkimin Europian.

Ja çfarë shkruan më 24.4.2017 “Index.hr”,kroat:Në janar të vitit 1997, Jean-Marie Le Pen vizitoi njerëz si ai, Sheshelin dhe radikalët e tij në Serbi. Sheshel organizoi një konferencë të përbashkët dhe skena nga ajo konferencë duket me të vërtetë fantastike sot. Vojislav Seselj dukshëm më i ri dhe mysafiri i tij francez janë ulur në tryezë dhe menjëherë pas tyre janë luanët e rinj të Sheshelit – Tomislav Nikoliq dhe Aleksandar Vuçiq, presidentët aktualë dhe të ardhshëm të Serbisë.”

Aktualisht në krye të Serbisë asht Aleksandar Vuçiqi,i cili pritjet politike i ka që një person si Marine Le Pen të vijë në krye të Republikës Franceze,për të quar agjendën anti-shqiptare dhe anti-Kosovë,përpara.

Por ajo çfarë na bën optimist është se kjo forcë extreme e djathtë në zgjedhjet e fundit rajonale në Francë ka marrë një “shuplakë demokratik”,dhe i ka ngjallur shpresë se megjithatë kanë ndryshuar gjërat dhe forcat e vërteta të djathta demokratike kanë primatin në skenën politike franceze.

Mos të harrojmë se edhe Macron i cili është president aktual i francës nga disa merret si simpatizant i qeverisjes aktuale të Serbis..

Ja çfare shkruan Daily Mail:Partia e Macronit kishte një pjesëmarrje katastrofike në zgjedhjet kryesore rajonale, ndërsa konservatorët pretendojnë se ata ua “thyen nofullën” Asamblesë Kombëtare, udhëheqësja e të cilëve Le Pen shpresonte për sukses të madh para se të fillonte gara presidenciale.

“Rezultatet tregojnë se votuesit francezë nuk mbështetën në shumicë e partinë e Le Pen ose të Macronit,” tha udhëheqësi socialist francez Olivier Faure.

Mbështetja për partinë e Macron ishte veçanërisht e ulët në rajonin Aix-en-Provence.

Me një pjesëmarrje rekord të ulët të votuesve – më pak se 35 përqind – Macron të paktën mund të qetësohet me faktin se Le Pen nuk kaloi më mirë. Kur pjesëmarrja është e ulët, zakonisht shkon në avantazh të partive ekstremiste si Asambleja Kombëtare, por këtë herë nuk ndodhi.

Kjo jep shpresë se megjithate ,edhe pas zgjedhjeve të ardhshme presidenciale në Francë ,Europa dhe Kosova nuk do ta kenë edhe një problem shtesë.
Kosova një kërcënim më pak me tërheqje të papresedan të njohjes së pavarësisë ,nga një vend i randësishëm Europian.

/Xhelil Arifi/proinformacion.com


 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close