Kurti para ministrit italian: Njohja e Kosovës nga Serbia, e domosdoshme

Kryeministri Albin Kurti, tha se Italia është partner i rëndësishëm për Kosovën, duke theksuar kontributin e tyre në dialogun me Serbinë.

Ai tutje tha se Italia vazhdimisht bën përpjekje për të na ndihmuar në liberalizimin e vizave për Kosovën, duke e konsideruar si tepër të rëndësishme miqësinë me shtetin italian.

“Kemi zbatuar detyrat tona dhe falënderojmë që Italia vazhdimisht bën përpjekje në njohjen e Kosovës nga vendet tjera dhe liberalizimin e vizave, andaj me Italinë kemi një miqësi të vërtetë. Zgjidhja e vetme është njohja e shtetit tonë nga Serbia dhe kjo e ndihmon edhe Serbinë për të dal nga mentaliteti i forcuar i Millosheviqit. E domosdoshme për ne është njohja e Kosovës nga ana e Serbisë. Nuk do të ketë përsëritje të tragjedive”, përfundoi Kurti.

Këtë deklaratë Kurti e tha para adresimit të ministrit të Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Luigi di Maio, para deputetëve të Kuvendit.

Në fjalën e tij, Kurti shprehu nderime ndaj prezencës së ministrit Luigi di Maio, duke e cilësuar Italinë si fqinji më i madh i Ballkanit.

“Mik dhe partner i rëndësishëm për Kosovën, vetëm katër ditë pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës ajo e njohu vendin tonë dhe e ndihmoi mjaftë shumë. Italia ka ndikim në tërë botën dhe kanë bërë jehonë në të gjithë botën. Italia është burim i pashtershëm që duhet dhe mund të mësojmë. Synimi ynë është që Kosova të krijojë një bazë ekonomike në bazë të punës tonë. Italia është fqinji më i madh i Ballkanit, vlerësoj shumë qëndrimin e prerë sa i përket integrimit të gjashtë vendeve në BE”, tha Kurti.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close