Kryeministri Kurti:Në mbledhjen e gjashtëmbëdhjetë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, morëm vendime të rëndësishme

Për këtë ka shkruar vet kryeministri Albin Kurti në Facebook.Si më poshtë:
Në mbledhjen e gjashtëmbëdhjetë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, morëm vendime të rëndësishme:
Drejtësia
Në përputhje me zotimet tona, u votua projektligji për themelimin e Gjykatës Komerciale, si një nga veprimet konkrete drejt shtetit të së drejtës, dhe mekanizëm që u hap rrugë investimeve të huaja dhe të mërgatës sonë.
Mërgata
Obligimet e primit të sigurimit kufitar, apo siç njihet Kartoni i Gjelbër, do të mbulohen plotësisht nga Qeveria, për bashkatdhetarët dhe të huajt që vijnë në Kosovë deri në fund të vitit 2021.
Do të fillojmë emetimin e “Bonove të diasporës” për t’iu mundësuar bashkatdhetarëve tanë që kursimet t’i orientojnë në investime zhvillimore.
Luftimi i pandemisë COVID-19
Vazhduam lehtësimin e masave që mundësojnë aktivitet të shtuar ekonomik dhe njëkohësisht synojnë kontrollimin e përhapjes së infeksionit.
I hapëm rrugë financimit të një projekti 40 milionë euro në kuadër të ndihmës financiare për rimëkëmbje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe një projekti tjetër për forcimin e ofrimit të shërbimeve mjekësore për të prekurit nga COVID-19 dhe për mbështetje sociale dhe ekonomike gjatë periudhës së izolimit.
Ndihmë Preshevës
Ndamë njëqind mijë euro (100,000.00 €) për t’i dalë në ndihmë Komunës së Preshevës pas vërshimeve.
Të drejtat e njeriut
Ndamë 20.000 euro, si mbështetje simbolike për familjen e Kujtim Veselit, 11 vjeçarit nga Fushë Kosova.
Themelimi i Këshillit për Persona me Aftësi të Kufizuara është në përputhje me objektivat strategjike të Qeverisë, për zbatimin e legjislacionit dhe politikave që përmbushin të drejtat e të gjithë qytetarëve.
Ekonomia
Miratuam projektligjin i cili lehtëson dhe nxitë ndërtimin e rrjeteve të komunikimeve elektronike me shpejtësi të lartë dhe që mundëson shtrirjen e këtyre rrjeteve me kosto më të ulët.
Infrastruktura dhe mjedisi
Oda e Arkitektëve si dhe Oda e Inxhinierëve do të rregullojnë me tjerash edukimin e vazhdueshëm të arkitektëve dhe inxhinierëve në fushën e ndërtimit.
Adresuam domosdoshmërinë që informacionet kryesore të sistemohen në një bazë të të dhënave që do ta përbëjnë infrastrukturën kombëtare të informacioneve hapësinore për Republikën e Kosovës.
E drejta pronësore dhe banesore
Të drejtat pronësore të personave të huaj fizik dhe juridik, si dhe e drejta banesore do të rregullohen me plotësim ndryshimet e projektligjeve të miratuara.
Mbrojtja
Lejimi i qëndrimit të përkohshëm dhe transit të forcave tona ushtarake për të marrë pjesë në kuadër të misioneve të forcave amerikane, në Republikën e Irakut, u trajtua nëpërmjet propozim-vendimit që miratuam.
Arsimi
Pas ratifikimit të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim – ADA, do të fillojë zbatimi i projektit 36 mujor “Hulumtimi dhe shkencat e aplikuara në arsimin e lartë + (Heras)”.
Të drejtat e autorit
Mbrojtja e të drejtave të autorit është nxitje për thellim të imagjinatës, rritje të kreativitetit dhe krijimtari kulturore. Këtë garanci e filluam sot si formë për kompensime adekuate të krijuesve dhe ndërmarrëseve në vendin tonë.
OShP
Emëruam Komisionin Përzgjedhës për rekomandimin e kandidatëve për kryetar dhe dy anëtarë të Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit.
Lëvizja e lirë e mallrave dhe eliminimi i barrierave tregtare
Me vendimin e sotëm, inicuam formimin e Grupit Punues Ndërministror për koordinim rreth legjislacionit teknik për lëvizjen e lirë të mallrave. Po ashtu, u miratua edhe propozim-vendimi lidhur me Programin për eliminimin e barrierave tregtare sipas neneve 34-36 të Traktatit për Funksionimin e BE-së.
Instrumenti për Ndihmën e Para-Anëtarësimit dhe bashkëpunimi ndërkufitar
U miratua nisma për negocimin e marrëveshjes ndërkombëtare të partneritetit në kuadër të Programit për bashkëpunim ndërkufitar Mal i Zi – Kosovë nën IPA II dhe u inicua procesi për ratifikimin e marrëveshjes financiare për IPA 2020 ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close