Arkeologët shqiptar nxjerrin në dritë varrin monumental nga motet Ilire

Pas dy muajsh pune të pandërprerë nga arkeologët e DRTK Vlorë në bashkëpunim me specialistët e IKTK, gërmimet nxorrën në dritë një varr me arkitekturë monumentale të përmasave të mëdha dhe i ruajtur në një gjendje pothuajse të plotë!⛏
Paraprakisht, varri monumental mund të datohet në shekullin e III para erës sonë, periudhë kur qyteti i Amantias ndodhej në fazën e lulëzimit. Falë veçorive arkitektonike, ky varr përbën një rast studimor me vlera unike rreth mënyrës se si njerëzit në lashtësi i kushtonin një rëndësi të posaçme banesës së fundit dhe monumentalitetit të saj!🏛
Ky zbulim pasuron më tej hartën arkeologjike të qytetit antik të Amantias, duke qenë një vlerë e shtuar në njohjen më të thellë të historisë dhe në tërheqjen e vizitorëve gjatë këtij sezoni turistik!/Toka Iliro-Pellazge

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close