Posta e Erdoganit,nderon mbrojtësin e interesave ruse në Ballkan dhe mohuesin e gjenocidit në Srebrenicë!

Të tjerët shohin interesat e veta e fitojnë tokat shqiptare.

Miqësia ,ose bashkëpunimi turko-sllav,ose turko-rus,ose turko-serb në dam të popujve të vegjël në rrethin e interesave të tyre ka qenë historik.

Ne dimë nga historia ,për nënat ruse që kanë lindur djemtë sulltanë të Perandosrisë Osmane.

Ne shqiptarët njohim ma s’miri damin që na ka sjellë bashkëpunimi ose,miqësia serbo-turke!

Ky bashkëpunim ka bërë që shqiptarët të dëbohen masivisht nga trojet e veta për të populluar djerrinat anatoliane.I mbani mend Marrëveshjet Turko-jugosllave?

Ky bashkëpunim ka bërë që shqiptarët të humbin identitetin e tyre!

Ky bashkëpunim ua ka mundësuar fqinjëve grabitës t’ua marrin tokat shqiptarëve,dhe të mos u mbeten ë duart e tyre!

Ky bashkëpunim që njeh vetëm interesin,po u bje në krye edhe Boshnjakëve/muslimanëve të cilët kanë ngritur në qiell “neo-sulltanin” Erdogan!

Ky shtet i udhëhequr nga Erdogani ka glorifikuar një figurë politike serbe i cili asht mohues direkt i shtetit të tyre boshnjak.Ky njeri me emrin Milorad Dodik,asht mbrojtës i interesave ruse në Bosnie,interesa që qojnë drejt shkatërrimit të shtetit bosniak,si dhe mohimit të krimeve që serbet kanë ba kundër popullatës bosniake.

Shteti,ose ma mirë Posta e Turqisë ka nxjerrë një edicion me pulla postare me portretin e liderit të Republikës serbe në Bosnie e cila asht krijuar mbi gjakun e bosniakëve të cilët sot ngrejnë në qiell Erdoganin!

Edhe njëhere një shembull tipik se në botën e njeriut nuk ka vëllazëri por interes.Këtë duhet ta kuptojnë edhe bosniakët edh të tjerët ,sidomos shqiptarët të cilët asesi të marrin mësimet e nevojshme!!

Xhelil Arifi 23 qershor

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close