Kurti nga Parisi:S’ka zotim nga Franca për liberalizim të vizave

Kryeministri i vendit Albin Kurti në një intervistë ekskluzive për RTK-në nga Parisi, ka folur pas takimit me presidentin francez Emmanuel Macron në pallatin Elisee.

Mes tjerash Kurti tha se në këtë takim u trajtua edhe tema e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Ai tha se mesazhi është marrë, por se nuk kishte zotim se do të ketë liberalizim të vizave për Kosovën.

“Sigurisht që qytetarët e Kosovës janë të interesuar për liberalizimin e vizave dhe është e padrejtë që Kosova pas polotësimit të kritereve ende nuk ka viza. Në vizitën tonë kjo çështje është trajtuar. Jemi të sigurt që e kanë marrë mesazhin tonë, por nuk ka zotim që do të ketë liberalizim të vizave”, ka thënë Kurti në një lidhje direkte. /RTKLIVE/

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close