Serbia në luftë me Bullgarinë/Gazetari:”Serbia ka rrëzuar një MiG-29 të Ushtrisë Bullgare”

Gazetari nga Bullgaria Grigor Lilov ka shkruar se më datë 9 qershor ,Serbia ka rrëzuar aeroplanin ushtarak bullgar MiG-29.

MiG-29 u rrëzua më 9 qershor gjatë stërvitjeve të përbashkëta ushtarake me Serbinë në Detin e Zi dhe piloti u vra. Shkaku i rrëzimit nuk është përcaktuar ende.

“Ushtrimet ushtarake të ushtrisë serbe në Bullgari, në vendin e stërvitjes jo shumë larg qytetit të Shabla, dhe probabiliteti që MiG ynë mund tëjetë rrëzuar nga raketa S-125 Neva të lansuar nga serbët duhet të ketë qenë tema e diskutimit të gjallë politik , veçanërisht para zgjedhjeve parlamentare. por një diskutim të tillë nuk kishte . Të gjitha partitë, media, komentuesit heshtin, “shkroi grigor Lilov në Facebook.

Por që ky pretendim i gazetarit bullgar nuk është se ka kaluar pa pasoja dhe se nuk merret seriozisht tregon edhe reagimi i Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë e cila ka dalë me një demant ku thuhet:

“Ministria e Mbrojtjes informon publikun se anëtarët e Forcave Ajrore dhe Mbrojtjes Ajrore të Ushtrisë Serbe në ditën e rrëzimit të avionit Bullgar MiG-29 nuk kanë kryer veprime me njësitë e raketave të mbrojtjes ajrore, as veprime të aviacionit në poligonin “Shabla ” dhe as nuk mund të lidhen në asnjë mënyrë me avionin ushtarak bullgar MiG-29″, thuhet në njoftim.

Megithatë probleme politike dhe ushtarake në mes të Bullgarisë dhe Serbisë ka dhe se akuzat e ndërsjella për veprime armiqsore janë shtuar kohëve të fundit.

Pala serbe (mediat pro regjimit të Vuçiqit),ka shkuar aq larg sa kanë lënë mundësi kuptimi,sipas tyre të përfshirjes së Bullgarisë në eksplodimet që kanë ndodhur ditë më parë në Fabrikën e municionit “Sloboda” në Çaçak.

 

/proinformacion.com


 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close