Mimoza Kusari-LilaIntervistat me kandidatë në Kuvend të incizohen

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se të gjithë ata që aplikojnë në pozita udhëheqëse, intervistimi dhe votimi i të cilëve bëhet në Kuvendin e Kosovës, duhet të incizohen, e rrjedhimisht dhe mediat duhet të jenë prezente.

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, shefja e deputetëve të partisë në pushtet, ka thënë se në këtë mënyrë sigurohet transparenca dhe kontribuohet barazia gjinore.

“Për të ngritur transparencën në procesin zgjedhor, në emër të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje kam kërkuar në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, që intervistat për kandidatët e zgjedhur të incizohen dhe mediat të jenë prezente në sallë që të kenë mundësi dhe qasje, të shohin edhe performancën e kandidatëve gjatë intervistimit. Të gjithë ata të cilët aplikojnë në pozita udhëheqëse dhe profesionale, të cilat administrohen dhe votohen nga ky Kuvend, duhet të kenë aftësitë prezantuese që të ndjehen rehat nëse përgjigjen para kamerave sepse publiku ka të drejtë të dijë kush do të drejtojë institucionet kryesore të vendit”, tha ajo.

Kusari-Lila ka thënë se këtë e ka propozuar në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, por nuk ka gjetur mbështetje nga partitë opozitare.

Ajo tha se bordet dhe trupat udhëheqëse kolegjiale do të kenë kushtin e barazisë gjinore dhe sipas saj përfaqësimi gjinor do te jetë kriter para se listat me emrat e kandidatëve të dërgohen në seancë për votim.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close