​Ministri Mehaj dhe gjeneral Rama takohen me gjeneralin Tod D. Wolters

Me ftesë të komandantit të KFOR-it, gjeneral major Franco Federici, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama u takuan në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it me komandantin suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë (SACEUR), gjeneral Tod D. Wolters.

Me këtë rast, ministri Mehaj falënderoi gjeneralin Wolters për angazhimin e trupave të NATO-s në kuadër të misionit të KFOR-it në funksion të sigurisë së përgjithshme në vend dhe mbështetjen e vazhdueshme në zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës.

Për më tepër, ministri Mehaj shprehu vlerësimin e tij për kontributin dhe angazhimin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT) në zhvillimin dhe përparimin e FSK-së në të gjitha aspektet.

Gjithashtu, ministri Mehaj informoi gjeneralin Wolters për arritjet e përgjithshme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, qëllimet dhe objektivat e tij, si dhe shkallën e ndërtimit të aftësive dhe kapacitetet operacionale në përputhje me planin e tranzicionit të FSK-së.

Ai shprehu mirënjohje për mundësinë e dhënë që FSK-ja të marrë pjesë së bashku me forcat amerikane në operacionet e stabilitetit jashtë vendit si dhe pjesëmarrjen në stërvitjen “Defender-Europe 21”, me vullnetin që angazhimi i FSK-së në operacione të ngjashme të rritet në të ardhmen, duke kontribuuar në ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në botë.

Nga ana e tij, gjeneral Rama, e informoi gjeneralin Wolters për zhvillimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të FSK-së, sipas standardeve të NATO-s, në mënyrë që të jetë e ndërveprueshme me forcat e vendeve anëtare të Aleancës.

Gjenerali Wolters shprehu vlerësimin për arritjet e deritanishme të FSK-së dhe kontributin e saj në sigurinë dhe stabilitetin e përgjithshëm, teksa përsëriti angazhimin e NATO-s për paqe, siguri dhe stabilitet në Kosovë dhe rajon.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close