​Nënshkruhet marrëveshja për mbulimin e polisës së sigurimit për diasporën

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve në bashkëpunim me Bankën Qendrore, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Byronë Kosovare të Sigurimit, kanë nënshkruar sot Memorandumin për mbulimin e kostos së sigurimit Kufitar për Palët që janë Subjekt i Policës Kufitare.

Në komunikatën e lëshuar nga Ministria e Financave, thuhet se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje paraqet një akt simbolik në mbështetjen e mërgatës sonë, e cila shërben si shtyllë e ekonomisë së vendit.

Subjekt i kësaj Marrëveshjeje janë të gjitha autoveturat dhe motoçikletat që hyjnë në pikat kufitare në Republikën e Kosovës për të cilat Qeveria e Republikës së Kosovës mbulon 100% të vlerës së primit të policës kufitare. Polica e sigurimit bëhet efektive në momentin e lëshimit dhe është valide 1 muaj nga data e lëshimit.

Polica e sigurimit do të blihet në formë fizike në të gjitha pikat kufitare të shitjes të BKS-së.

Njëkohësisht, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka marrë sot vendim për uljen e lartësisë së tarifës për 35%, e cila rrjedhimisht do të ndikojë edhe në uljen e kostos së përgjithshme.

Vetëm gjatë vitit 2020, remitancat nga mërgata kanë kapur vlerën e më shumë se 1 miliard euro.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close