MASHTI: Gjithçka gati për për mbarëvajtjen e provimit shtetëror të maturës

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) , ka bërë të gjitha përgatitjet finale për mbarëvajtjen e provimit shtetëror të maturës, i cili do të mbahet të shtunën më 26 qershor. Ministria, ka bërë të ditur për Radio Kosovën, se kriteri i kalueshmërisë do të jetë i njëjtë, ndërsa ka theksuar se të gjithë shkelësit e rregullave do të ndëshkohen sipas ligjit në fuqi.

Rreth 24 mijë maturantë pritet t’i nënshtrohen provimit shtetëror të maturës, i cili do të mbahet më 26 qershor. Udhëheqësi i Divizionit për Vlerësim e Standarde në Ministrinë e Arsimit, Fatmir Elezit, tha për Radio Kosovën se Ministria së bashku me Komisionin Shtetëror të Maturës kanë bërë të gjitha përgatitjet për mbarëvajtjen e testit, ku në koordinim me drejtoritë komunale të arsimit, janë caktuar edhe qendrat e testimit në nivel vendi.

Elezi foli edhe për mënyrën e administrimit të testit, deri sa sqaroi se do të ketë edhe ndëshkime për ata që shkelin rregullat.

Ndërkohë, pavarësisht situatës me pandeminë Ministria e Arsimit ka thënë se kriteri i kalueshmërisë do të mbetet i njëjtë, pasi kjo gjë është e përcaktuar me ligj. Njohësi i çështjeve të Arsimit, Mustafë Kadriu, tha se vlerësimi duhet t’i përshtatet edhe rrethanave se si është organizuar mësimi gjatë këtij viti.

Ministria e Arsimit, ka bërë të ditur se në ditën e testimit në çdo bankë do të sistemohet nga një nxënës, ndërkaq në çdo klasë do të lejohen më së shumti 15 maturantë. Ministria e Arsimit, ka kërkuar nga DKA-të që çfarëdo parregullsie eventuale në qendrat e testimit, të raportohen me shkrim. Ndërsa, ndaj të gjithë personave të angazhuar në proces, të cilët nuk i realizojnë detyrat e caktuara me kompetencë dhe profesionalizëm të lartë, do të kërkohet përgjegjësi. Rezultatet e provimit të maturës shtetërore pritet të shpallen më 5 korrik, ndërsa nxënësit kanë tre ditë kohë për ankesa. /rtklive

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close