Kujdes nga temperaturat e larta

Temperaturat e larta deri në 37 gradë celsius, kanë përfshirë edhe vendin tonë, të cilat mund të jenë të rrezikshme për shëndetin e njeriut. Institucionet shëndetësore, u bëjnë thirrje qytetarëve, sidomos atyre me sëmundje kronike, që t`i shmangin këto temperatura dhe ta mbrojnë shëndetin. Ndërkaq, nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, bëjnë të ditur se nga dita e shtunë priten reshje shiu dhe freskim i motit.

Kosova po përballet këto ditë me temperatura të larta, të cilat, sipas Institutit Hidrometeorologjik, kanë arritur mbi 37 gradë celsius. Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik, tha për Radio Kosovën se në fundjave pritet të ulen temperaturat dhe do të ketë edhe reshje shiu.

“Temperatura më e lartë ka qenë ditën e mërkurë dhe të enjte, 37 gradë celsius, dhe do të vazhdojnë deri ditën e shtunë. Më pas do të bien temperaturat në 31 gradë, dhe më pas parashihet të ketë edhe reshje shiu dhe rrufe ditën e shtunë. Edhe pjesën e parë t ë muajit korrik parashihen temperatura të larta, por jo më shumë se 30 gradë”, tha Aliu.

Ndërkaq ,Basri Lenjani, drejtor i qendrës Emergjente, ka bërë thirrje që nën ndikimin e temperaturave të larta të ambientit, mund të ndodhin çrregullime të ndryshme shëndetësore, nga të lehta deri te ato të rënda, të cilat mund të jenë potencialisht të rrezikshme për jetën.

Ai shtoi se të nxehtit rritin temperaturën e brendshme trupore dhe si pasojë e hipertermisë, rreziqet mund të klasifikohen dhe të renditen në pesë grupe,  diellosja, sinkopa nga veprimi i të nxehtit, shtangimet , plogështia dhe goditja nga të nxehtit.

Ndërkaq nga  Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës thanë se temperaturat e larta që mbretërojnë në sezonin e verës ndikojnë negativisht në organizmin e njeriut sidomos te të moshuarit. Duke u ekspozuar në diell për një kohë të gjatë mund të pësojmë goditje nga të nxehtit që çon në dehidrim të organizmit përcjellë me ngërçe, vjellje, çrregullime diarreike, skuqje dhe djegie të lëkurës duke komplikuar sistemin kardiovaskular .

Masat e rekomanduara mbrojtëse për shëndetin e personave të moshuar gjatë ekspozimit ndaj temperaturave të larta të ajrit mbi 30°C, posaçërisht për të moshuarit me sëmundje kardiovaskulare dhe sëmundje tjera kronike janë, personat e moshuar assesi nuk duhet të ekspozohen në rrezet e diellit në intervalin kohor prej orës 10.00-17.00 , sidomos jo të moshuarit me sëmundje të zemrës ose ata me diabet. Është e domosdoshme marrja e 2 litrave lëngje gjatë ditës, qoftë si 8 gota ujë ose në formë supe ose çaji./rtklive

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close