Kryeminnistri Kurti: Nuk e kam lexuar ende raportin, e SHBA-së për Ujmanin

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha se ende nuk e ka lexuar raportin e ShBA-së për Liqenin e Ujmanit.

Kurti tha se ekipet që merren me këtë çështje do ta analizojnë atë dhe më pas do të dalin me qëndrim.

“Nuk e kam lexuar ende raportin, kemi ekipet që merren me këtë gjë, dhe pastaj do ta komentojmë”.

Ndërsa Kurti ka refuzuar të përgjigjet sa i përket liberalizimit të vizave dhe zotimeve që ka marrë pas takimit nga presidenti francez, Emmanuel Macron.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dorëzuan Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Serbisë studimin e fizibilitetit për Liqenin e Ujmanit, që ishte pjesë e Marrëveshjes së 4 Shtatorit 2020, që u nënshkrua në Shtëpinë e Bardhë në prezencë edhe të presidentit të atëhershëm amerikan, Donald Trump.

Me këtë marrëveshje synohej përmirësimi i marrëdhënieve ekonomike Kosovë-Serbi.

Raporti për fizibilitetin e Ujmanit përmban katër rekomandime se si Kosova dhe Serbia duhet të punojnë në menaxhimin e Liqenit të Ujmanit.

Në këtë raport, amerikanët kanë propozuar që Kosova dhe Serbia të punojnë sipas një Traktati për Lumin Columbia mes ShBA-së dhe Kanadasë.

“Në propozojmë që Kosova dhe Serbia të marrin në konsideratë aranzhimet teknike nga traktati ndërmjet SHBA-së dhe Kanadasë për lumin Kolumbia në lidhje me furnizimin me ujë, të agjencive të energjisë dhe kontrollimit të përmbytjeve duke modeluar nevojat institucionale për të mbështetur një komision të tillë edhe për lumin Ibër ”, thuhet në raport.

Traktaki i lumit Kolumbia është arritur në vitin 1961 midis Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara. Sipas kësaj marrëveshje u ndërtuan katër diga: tri në Kanada dhe një në shtetin Montana në SHBA.

Sipas Departamentit amerikan të Shtetit, traktati mundëson menaxhimin e rrezikut nga përmbytjet dhe ofron përfitime thelbësore për miliona njerëz në të dy anët e kufirit.

“Traktati ka lehtësuar përfitime shtesë si ujitja, përdorimi i ujit për nevoja lokale, përdorimi industrial, lundrimi dhe rekreacioni”, thuhet në ueb faqen e DASH-it. /EO

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close