Mark e Mirko Gashi,njerëz të mëdhenj në shërbim të Kombit…të lënë në harresë.Pse!?

Mirko Gashi,një poet i madh shqiptar i lindur në Kralevë.Ai ishte personifikim i poetit boem,e që nuk ishte vetëm poet i madh por edhe intelektual, përkthyes,gazetar dhe mësues në shkollën emblemë të Karadakut të Preshevës,në Caravajkë.

Veprat e tij janë përkthyer në gjuhët: frënge, italiane, gjermane, arabe, sllovene, angleze, turke dhe maqedone.

Në korrik e 26 vjet ma parë ka ikur nga kjo botë si një njeri që ka ba shumë për kulturën dhe letërsinë tonë,por që askush nuk u kujtua deri më sot ti japë vendin e merituar,të paktën duke e rikujtuar me një shenjë përkujtimi.

Mirko në një intervistë dhënë Qani Mehmedit kishte thanë:S’është poet ai i cili nuk e jep edhe jetën për fjalët e veta.

Mirkon e përkujtoj unë se ishte poet nga më të mdhenjtë e shekullit shqiptar,por ma kujton edhe babai im i cili duke përkujtuar të kaluarën e tij si fëmijë ,flet për ,Mark Gashin babain e Mirko-s.

-Më kujtohet kur isha fëmijë,vinte Marku nga Selishta në shpinë tonë,dhe me orë të tana uleshin dhe flisnin me babën tem,Shabiun,për gjana që unë s’i kuptoja!Unë shpesh e kam vetë babën tem ,se për çka folshin ata dy bashkë ,por ai vetëm më buzëqeshte dhe nuk më kallzonte.Por e di që janë kanë vite pas Luftës së dytë botnore,e janë kanë vite të vështira për ne shqiptarët,dhe se këto biseda kanë vazhduar deri sa ka ra Marku në burg të ish-Jugosllavisë.Marku u kanë pilot ushtarak në atë kohë,m’ka pasë thanë baba,Shabi!

Pa dyshim Marku ishte atdhetar dhe një veprimtar i madh për liritë nacionale të shqiptarëve të shtypur, duke qenë gjithnjë i përcjellur dhe i përndjekur nga shteti i atëhershëm jugosllav.

Ne nga kjo perspektivë rrëfimi mund ta kuptojmë se bissedat e tyre kanë qenë politike dhe për situatën e randë të shqiptarëve që po kalonin në ato kohë.Marku ka qenë një atdhetar i palëkundur,poashtu edhe i biri <Mirko,të cilët duhet përkujtuar për sakrificën e tyre në shërbim të kombit dhe kulturës së tij.

Xhelil Arifi 25 qershor


 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close