Miratohet Projektligji për tregtinë me naftë dhe produkte te naftës

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për tregtinë me naftë dhe produkte të naftës në Kosovë. Kryeministri Albin Kurti tha se përmes këtij projektligji u lehtësohet puna operatorëve të ndershëm dhe mbrohet konsumatori dhe mjedisi.

Sipas shefit të ekzekutivit, përmes projektligjit në fjalë sigurohet mbikëqyrje e efektshme dhe e ligjshme e veprimtarive me karburante.

“Ne të gjithë e dimë që ligji për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme ka një dekadë pa u miratuar, dhe tash me këtë projektligj ne përvetësojmë standardet evropiane për karburantet, i thjeshtësojmë procedurat administrative, ua lehtësojmë punën operatorëve të ndershëm, e mbrojmë edhe konsumatorin edhe mjedisin, konkurrencën e lirë po ashtu, edhe sigurojmë që do të kemi mbikëqyrje të efektshme dhe të ligjshme të veprimtarive me karburante andaj do të jetë një projektligj shumë i rëndësishëm”, ka thënë kryeministri Kurti.

Derisa ka prezantuar projektligjin, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari tha se po synojnë rregullimin e tregut të naftës duke përfshirë operatorët dhe qytetarët.

“Ky projektligj ofron këto përparësi kryesore, procedurat e lejeve janë thjeshtuar, bizneset do të kenë më të lehtë të pajisen me leje por njëherësh shteti do të ketë më të lehtë administrimin dhe mbikëqyrjen e lejeve, kohëzgjatja e lejeve është rritur nga dy në gjashtë vjet, ligji i ri i siguron mekanizmat e duhur për zbatimi ne kushteve ligjore dhe për të siguruar cilësinë e naftës para hyrjes në treg, kudo në treg të operatorët dhe të konsumatorët. Mbikëqyrja inspektuese është kufizuar, shteti do të ketë mundësi të shqiptojë gjobat e ashpra ndaj shkeljeve, të revokojë lejet për shkelje të caktuara si dhe të ua ndalojë veprimtarinë dheu shtrimin e profesionit atyre që përsërisin shkeljet”, ka thënë Hajdari.

Ajo tha se mbikëqyrja e tregut të naftës do të jetë transparente dhe shteti do të njoftojë publikun për shkeljet.

Gjithashtu tha se do të nxitë përdorimin e karburanteve të ripërtërishme dhe përdorimin e teknologjive të qëndrueshme duke përfshirë pikat e mbushjes së automjeteve elektrike.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close