Gjenerali Wesley Clark do ta vizitojë Kosovën, e fton ministri i Mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se ka zhvilluar një takim virtual me gjeneralin amerikan, Wesley Clark, derisa ka bërë me dije se ky i fundit ka pranuar ftesën për vizitë në Kosovë.

“Gjeneralin Clark e ftova për vizitë në Ministrin e Mbrojtjes dhe FSK , të cilën ma konfirmoi me kënaqësi, vizitë kjo që do të realizohet së shpejti”, ka njoftuar ministri i dikasterit të mbrojtjes përmes ‘Facebook’-ut.

Mehaj ka thënë se për të ishte nder i madh dhe privilegj i veçantë, të takohet me gjeneralin historik amerikan, Clark me të cilin biseduan përmes video-lidhjes, për rreth një orë.

“I thashë se ju jeni Heroi i Kombit dhe të gjithë qytetarëve liridashës të Kosovës dhe i tillë do të jeni gjithmonë. Gjeneral Clark më bëri nder të veçantë në jetë dhe karrierën time duke shprehur vullnetin e tij të plot për këshillim nga eksperienca e tij ushtarake dhe diplomatike, si dhe autoriteti i tij i jashtëzakonshëm në qendrat e vendimmarrjes botërore”, ka pohuar Mehaj.

Tutje, ministri ka bërë të ditur se “gjenerali Clark shprehu gatishmërinë e tij të plotë të mbështes me këshillimin e tij në realizimin e qëllimeve të mia strategjike dhe objektivave të mi operacional për zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së”.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close