Sulmi terrorist në Gjermani,lë tre të vdekur

Të vdekur dhe të plagosur pas një sulmit me thikë ndaj kalimtarëve në qendër të qytetit Vyrcburg.

Një 24-vjeçar nga Somalia sulmoi në Vyrcburg (Würzburg) kalimtarët duke vrarë tre vetë dhe plagosur pesë të tjerë. Një zëdhënës i policisë tha se ai jetonte në Vyrcburg.

Policia arriti ta vinte nën kontroll dorasin pasi e plagosi me një të shtënë në këmbë.

Sipas njoftimeve të medias shkak i sulmit qe një mosmarrëveshje midis autorit të krimit dhe një gruaje, e cila gjithashtu është një nga pesë të plagosurit.

“Ne nuk kemi asnjë provë për autorë të tjerë”, tha një zëdhënës i policisë. Në të njëjtën kohë policia bëri thirrje për përmbajtje në rrjetet sociale, sepse menjëherë pas krimit, në mediat sociale u shfaqën videot e para që pretendonin se ishin nga vendi i ngjarjes.

Kryeministri i landit të Bavarisë, Markus Söder, shkroi në Twitter se ky është një lajm të tmerrshëm dhe tronditës dhe shprehu pikëllimin e tij për viktimat dhe familjet e tyre./dw dpa

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close