Julian Assange planifikon martesën në… burg!

ATSH-DPA/ – Julian Assange dhe partnerja e tij, Stella Moris po planifikojnë të martohen në burg, sipas një intervistë ekskluzive të bërë nga Morris, përpara ditëlindjes së 50-të të themeluesit të Wikileaks, më 3 korrik.

Assange, një gazetar i lindur në Australi, kaloi më shumë se dy vjet në burgun e sigurisë maksimale ”Belmarsh” në Londër.

Marrëdhënia e tij me Moris filloi gjatë kohës kur Assange ishte në ambasadën e Ekuadorit në Londër, ku ai kërkoi azil politik.

Çifti tani ka dy fëmijë, të moshës katër dhe dy vjeç e gjysmë.

“Ne jemi duke u përpjekur të martohemi në burg sepse ne jemi të fejuar që nga viti 2016”, tha Moris duke shtuar se rrethanat nuk i kishin lejuar ata ende të kryejnë planet e tyre.

“Me shumë gjasa do të martohemi në burg dhe më pas do të bëjmë një lloj tjetër feste martese me miqtë dhe familjen pasi ai të jetë i lirë”, shtoi Morris.

Ajo tha se ende nuk ishte caktuar ndonjë datë, por të dy shpresonin të martoheshin “së shpejti”.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close