Amazon lidere në blerjen e energjisë së rinovueshme

ATSH-ANSA/ – Amazon njoftoi 14 projekte të reja të energjisë së rinovueshme në SHBA, Kanada, Finlandë dhe Spanjë për të çuar përpara qëllimin e fuqizimit të 100% të bizneseve me energji të rinovueshme deri në vitin 2025, pesë vjet më herët se qëllimi fillestar i vitit 2030.

Lajmi u bë i ditur nga gjiganti i tregtisë elektronike, duke shpjeguar se projektet e reja sjellin investimet totale të Amazon në energjinë e rinovueshme në 10 gigavat (GW ) të kapacitetit të prodhimit të energjisë elektrike, mjaftueshëm për të furnizuar 2,5 milionë banesa në SHBA.

Amazon tani është blerësi më i madh i korporatave të energjisë së rinovueshme në SHBA dhe në botë.

“Ne po bëjmë presion të fortë për të përmbushur qëllimet e vendosura për të arritur emetime neto zero të CO2 deri në vitin 2040, 10 vjet para Marrëveshjes së Parisit”, theksoi Jeff Bezos, themelues i Amazon.

“Investimet tona në energjinë e erës dhe diellit në SHBA dhe në të gjithë botën dërgojnë një sinjal që synon të theksojë se investimi në teknologjitë e gjelbra është gjëja e duhur për të bërë për planetin dhe qytetarët dhe bizneset që operojnë në të gjithë sektorët”, shtoi Bezos.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close