EMA: Vaksinat antiCOVID-19 funksionojnë edhe kundër variantit Delta

/ATSH-ANSA/ – Vaksinat po funksionojnë gjithashtu edhe kundër variantit Delta, por duhet të jemi të sigurt që edhe doza e dytë të jetë administruar gjithashtu, deklaroi drejtori ekzekutiv i EMA-s, Emer Cooke.

Varianti Delta do të jetë gjithnjë e më i rëndësishëm për sa i përket përhapjes në Europë, theksoi Cooke, duke përsëritur besimin te vaksinat si një mjet mbrojtjeje.

Varianti Delta i koronavirusit, shumë përhapës, do të përbëjë 90% të rasteve të reja të COVID-19 në Bashkimin Europian deri në fund të gushtit, theksoi më herët Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), që bëri thirrje për kujdes.

“Është shumë e mundur që varianti Delta të qarkullojë gjerësisht gjatë verës, veçanërisht tek të rinjtë që nuk janë vaksinuar”, theksoi drejtoresha e agjencisë europiane për sëmundjet, Andrea Ammon.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close