Qëllohet helikopteri ku ndodhej presidenti kolumbian Duque

ATSH-DPA/ – Një helikopter, në bordin e të cilit ndodhej presidenti kolumbian Ivan Duque ra pre e një atentati.

“Helikopteri në të cilin po fluturonim ishte objektivi i një sulmi”, deklaroi Duque, pasi ai u ul në qytetin verilindor të Cucutas.

Sipas Duque, vrimat e plumbave mund të shiheshin në helikopter.

“Kjo qeveri nuk do të humbasë asnjë minutë në luftën kundër trafikut të drogës, terrorizmit dhe krimit të organizuar”, tha ai.

Duque ishte i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Diego Molano dhe ministri i Brendshëm, Daniel Palacios në udhëtimin nga Sardinata, në distriktin e Norte de Santander, për në Cucuta, në kufi me Venezuelën, kur helikopteri u qëllua.

Asnjë prej tyre nuk u plagos, sipas raporteve fillestare.

Një video nga transmetuesi RCN tregoi gjashtë vrima plumbash në helikopter.

Sipas videos, helikopteri ”Blackhawk” u godit në trup, rrota dhe bisht.

“Frikacakët që sulmuan presidentin dhe ekipin qeveritar duhet të kenë edhe më shumë frikë. Ne do të ndjekim me vendosmëri ata që kërkojnë të destabilizojnë këtë vend. Institucionet tona janë mbi çdo kërcënim”, shkroi Molano në Twitter.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close