Gjermanët duan rol më të madh të Berlinit në skenën globale

ATSH-DPA/ – Sipas një sondazhi të ri, shumica e gjermanëve do të dëshironin që vendi i tyre të luante një rol më të madh në skenën botërore.

Sondazhi i institutit të opinionit ”Forsa”, i porositur nga revista ”Internationale Politik”, tregoi se 54% e të anketuarve janë pro një angazhimi më të madh në politikën e jashtme, ndërsa 42 % janë kundër saj.

”Sa më i ri të jetë i intervistuari, aq më e madhe është dëshira që Gjermania të ketë një pozicion më të fortë globalisht”, sipas ”Forsa”-s.

Midis moshës 18 dhe 29 vjeç, 74% janë pro një angazhimi më të madh ndërkombëtar, ndërsa vetëm 39% janë midis të 60-ve.

Edhe mbështetësit e të gjelbërve ishin më entuziastë për angazhimin global me 77%, pasuar nga partia e ekstremit të majtë ”Die Linke” (”E Majta”) me 65%, blloku konservator CDU/CSU me 53%, Partia Demokrate me 51%, Partia e Lirë Demokrate në favor të biznesit me 47% dhe Alternativa për Gjermaninë (AfD) me 44%.

”Forsa” intervistoi 1 008 persona mes 9 dhe 10 qershorit./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close