Ka përfunduar mbajtja e testit të maturës

Në gjimnazin ” Sami Frashëri”, 370 nxënës i janë nënshtruar testi të Maturës Shtetërore

Drejtori i shkollës, Fetah Zejnullahu, tha se në përgjithësi mbarëvajtja është përcjell pa incidente, përveç që dy nxënës janë larguar nga klasa për shkak të mos përmbajtjes së udhëzuesve.

“Tash jemi më përfundim të maturës shtetërore 2020-21. Sot në gjimnazin Sami Frashëri testit iu kanë nënshtruar 348 nxënës dhe 22 nxënës në gjuhën turke që gjithsej i bien 370 nxënës. Mbarëvajtja dhe përgatitjet kanë qenë shumë të mira, me kohë arritur testet e administruesit dhe procedura ka pasur nivel të standardit të dëshiruar”, tha ai.

“Në bazë të informatave që kam dy nxënës nuk iu kanë përmbajt rregullave të parapara dhe udhëzuesit janë larguar”.

Ndërsa, një nga administruesit në këtë shkollë, Bajram Hashani, tha se gjithçka ka shkuar në rregull.

”Testi i maturës ku unë kam administruar ka qenë në nivel. Besoj që edhe në paralelet tjera ka qenë nivel dhe çdo vit vjen duke u përmirësuar cilësia e menaxhimi. Tendencat e kopjimit ekzistojnë gjithmonë por me një më të mirë e përgjegjësi më të madhe ato anulohen gradualisht”.

Në anën tjetër, nxënësit thanë se testi nuk ishte i vështirë, por pat nga ta që kërkuan që të anulohet ky test.

“Sapo e kam përfundua klasën e 12 dhe sapo e përfundova edhe testin e maturës. Mendoj që pyetjet ishin mesatarisht të vështira, dhe është mirë me e hek fare testin e maturës”, tha Dielli Purrini.

Po ashtu, edhe nxënësja Genta Makolli tha se testi nuk ishte i vështirë.

“Jam nxënëse e shkollës Sami Frashëri veç sa e përfundova testin. Ishte edhe i vështirë edhe i lehtë por në përgjithësi i mirë ishte. Testi ka filluar me kohë në ora 10 dhe ka përfunduar në 12:30, gjithçka ka qenë në rregull, s’ka pas naj skandal diçka. Në përgjithësi anglishtja ka qenë më e lehtë ndërsa matematika më e vështirë.

Gjithashtu edhe nxënësja Olsa Canolli, tha se gjithçka ka shkuar në rregull.

“Testi ishte mirë por secili i ka ato vështirësitë e veta. Në përgjithësi ka shku mirë dhe pa rregullsi. Në përgjithësi nuk kanë qenë të vështira veç matematikës.

Mbi 23 mijë maturantë i janë nënshtruar Provimit të Maturës Shtetërore, në 177 qendra të testimit.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close