Kryeministri Kurti: Kjo qeveri është e vendosur ta luftojë krimin dhe korrupcionin

Kryeministri Albin Kurti ka komentuar vendimet e djeshme të Qeverisë së Kosovës, duke thënë se çdo shtetas i huaj që ka shkelur rëndë të drejtat e njeriut ose ka kryer ndonjë vepër korruptive, nuk do të mund të udhëtojë më në Kosovë dhe do të ju ngrihen të gjitha asetet e tyre që iu gjinden në vendin tonë.

Kurti ka thkesuar se si qeveri janë të vendosur për luftë ndaj krimit dhe korrupsionit.

“Më 13 prill e miratuam koncept-dokumentin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikusheme, e tani Agjencioni për Parandalimin e Korrupsionit, do të merret me identifikimin e rreziqeve institucionale që e lehtësojnë korrupsionin dhe rekomandon masa për parandalimin e tij”, ka shkruar ai në Facebook.

Ja postimi i plotë i Kurtit:

Vendimet nga mbledhja e djeshme e Qeverisë

Buxheti: 2 miliardë e 516 milionë euro

– Performanca më e mirë e të hyrave sesa që ishte planikuar, ndikoi në përmirësimin e pothuajse të gjithë indikatorëve. Prandaj, këto të hyra shtesë, me rishikimin e sotëm të buxhetit, do të përdoren për të mbuluar nevojat emergjente në luftimin dhe parandalimin e pandemisë, si dhe për rimëkëmbje ekonomike.

Drejtësia

– Agjencioni për Parandalimin e Korrupsionit

Si qeveri jemi të vendosur për luftë ndaj krimit dhe korrupsionit. Më 13 prill e miratuam koncept-dokumentin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikusheme, e tani ky Agjencion do të merret me identifikimin e rreziqeve institucionale që e lehtësojnë korrupsionin dhe rekomandon masa për parandalimin e tij.

– Bashkëpunimi Juridik Ndërkombëtar në Çështjet Civile

Gjykatat tona do të komunikojnë drejtpërdrejtë me Gjykatat ndërkombëtare dhe do të rrisin bashkëpunimin për të gjitha rastet në përgjithësi, e në veçanti për ato të çështjes civile.

– Sanksionet e Shënjestruara Kundër Shkelësve të Huaj të të Drejtave të Njeriut

Çdo shtetas i huaj që ka shkelur rëndë të drejtat e njeriut ose ka kryer ndonjë vepër korruptive, me votën e djeshme në Qeveri, nuk do të mund të udhëtojë më në Kosovë dhe do të ju ngrihen të gjitha asetet e tyre që ju gjinden këtu.

– Me qëllim për të ndaluar financimin e akteve terroriste, vendosëm sanksione ndaj 7 shtetasve libanez të lidhur me Hezbollahun dhe ndaj 6 personave të afërt me ISIL/Da’esh dhe Al Qaeda.

Ekonomi dhe financa

– Tregtia me Naftë dhe Produktet e Naftës në Kosovë

Pas një dekade, me këtë ligj përvetësojmë standardet evropiane për karburantet, thjeshtohen procedurat administrative, mbrohet konsumatori, mjedisi, konkurrenca e lirë, etj.

– Identifikimi Elektronik dhe Shërbimet e Besuara në Transaksionet Elektronike

Do të rregullohet mënyra e identifikimit, nënshkrimit, vulës elektronike, si dhe çertifikatave elektronike.

– Dy borde të përkohshme të reja:

Ndërmarrja Publike KRU “Prishtina” dhe Ndërmarrja Publike Hidroekonomike “Ibër Lepenci”

– Sistemi i Kontrollit të Brendshëm të Financave Publike në Subjektet e Sektorit Publik

Përmirësim në të gjitha komponentët e kontrollit të brendshëm si rezultat i trajnimit të 103 zyrtarëve përgjegjës, zhvillimit të pilot-projekteve në 20 komuna dhe kontrollit në bashkëpunim me USAID.

Tregtia e jashtme

– Do të nxisim zhvillimin ekonomik, rregullimin e importit e eksportit. Kësisoj do të mbrojmë industrinë vendore nga praktikat e dëmshme.

Shëndetësia

– Pagesa e Specializantëve

Edhe këtë muaj specializantët do të paguhen me vendim, nga muaji tjetër është paraparë të mbulohen me rishikim të buxhetit.

– “Programi për mbështetje Shëndetësore”

Me Qeverinë e Dukatës së Madhe të Luksemburgut kemi shtuar partneritetin e bashkëpunimin për reformimin e sektorit të shëndetësisë.

I hapëm rrugë zgjatjes së zbatimit edhe për nga 1 vit shtesë për katër projekte të Instrumentit të Asistencës së Para-Aderimit në BE (IPA).

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close