Vuçiqi vringllon me armë nga stërvitja ushtarake “Goditja e rrufeshme 2021”,dhe shpall heronj kriminelët serb që luftuan në Koshare!

Mediat serbe pro-qeveritare kanë njoftuar me popmozitet Sot, për mbajtjen e një stërvitje të përbashkët taktike në Peshter të Ushtrisë Serbe ku është përdorur municion luftarak.

Në këtë stervitje të quajtur “Goditja e rrufeshme 2021”,më të madhen në disa dekada të fundit ,sipas mediave serbe ,ka qenë i pranishëm edhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq!

Dhe siç mund ta keni menduar,një njeri që i ka shërbyer një kryekrimineli si Slobodan Milosheviqi,herdokurdo do e tregojë edhe profilin e vërtet të qeverisjes të cilën po e udhëheq ai sot në Serbi.

Ky politikan i kalitur e skalitur në kohën e krimeve të shtetit serb nëpër territoret e ish-republikave dhe në Kosovë,asht duke shkuar udhës së atyre që u ka shërbyer me përkushtim,Millosheviqit dhe Sheshelit,dy figurave më markante të nacional-fashizmit serb.

Vuçiqi në koordinim me shtëpitë mediale të kontrolluara nga ai dhe shërbimet sekrete ruse kanë filluar fushatën e rehabilitimit të kriminelëve serb të luftës dhe demonizimin e qeverive rendeve demokratike të vendeve fqinje.Këtë agjitacion kundër vendeve fqinje ,ai po e kombinon me armatosjen e Ushtrisë së Serbisë me armë ruse si dhe kërcnimet e sofistikuara me dërgimin e sinjaleve të një “Ushtrie të fortë serbe e cila është e aftë për të intervenuar në çdo kohë”.

Se Vuçiqi dhe regjimi i tij nuk e kanë ndermend të jenë forcë konstruktive e cila do i qojë përpara mardhëniet me fqinjtë e tregon edhe fjalimi i sotëm ku ai mbajti gjatë kohës sa po mbahej kjo stervitje ushtarake në një territor i cili deri vonë ka folur shqip.

Vuçiqi nga peshteri ka dërguar porosi edhe për Kosovën edhe për Malin e Zi,dy vende që ai i konsideron 2toka serbe”,por që për momentin sipas tij dhe klikës së tij janë të “okupuara”!

Ai i ka quajtur heronj,pjestarët e pranishëm në këtë stervitje të ish-Ushtrisë së RFJ-të cilët kishin luftuar dëshprueshëm kundër forcave të UÇK-së në Koshare,duke tentuar të ndalonin thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar.Ai ka përmendur edhe praninë e disa nga pjestarët e këtyre njesiteve elitare serbe ,si heronj që kanë ardhur nga “territori i Malit të Zi”.Pra sipas tij ,Mali i Zi është një “territor serb” që ka dhënë luftëtarë për të luftuar për tokën tjetër “serbe”,Kosovën!

“Heronjtë nga Kosharja janë me ne sot. Midis tyre janë shtatë prej tyre që janë nga territori i Malit të Zi dhe ata ishin në Koshare. Faleminderit që keni qenë këtu me ne,” tha Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vučiq.

Pra,Vuçiqi nuk është një partner paqësor i një shteti demokratik për të avansuar përpara projektet paqedashëse të botës perëndimore në Ballkan,por më shumë një vazhdues i politikave pushtuese të ish -regjimit të Millosheviqit.

Të gjitha këto vringëllima armësh që vijnë nga stervitjet e Ushtrisë së Vuçiqit,nuk duhet injoruar,por të merren seriozisht,dhe shqiptarët të jenë të përgatitur për çdo eventualitet.Edhe përkundër asaj që kemi praninë e NATO-s,në Kosovë!

Nga Xhelil Arifi/Proinformacion.com


 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close