Portugalia dhe Rusia klasifikohen si zona rreziku të lartë prej koronës

Qeveria gjermane klasifikoi Portugalinë dhe Rusinë si zona rreziku prej variantit Delta të virusit korona. Ky vendim pritet të prekë shumë turistë gjermanë që planikojnë të kalojnë pushimet në Portugali.

Për shkak të përhapjes së fortë të variantit Delta të virusit korona, qeveria gjermane kufizoi në mënyrë masive ardhjen në Gjermani e qytetarëve nga Portugalia dhe Rusia. Duke filluar nga dita e martë, të dy shtetet klasifikohen si të ashtuquajtura zona rreziku prej varianteve të virusit, sikurse njoftoi Instituti Robert Koch (RKI).

Ky klasifikim përfshin ndalimin në shkallë të gjerë të fluturimeve të linjave ajrore, të qarkullimit të kompanive të autobusëve dhe të trenave. Këto lejohen të transportojnë për në Gjermani vetëm shtetas gjermanë ose të huaj që jetojnnë dhe punojnë në Gjermani.

Karantinë pa përjashtime

Personat që do të lejohen të hyjnë në Republikën Federale të Gjermanisë duhet të qëndrojnë pas kthimit  14 ditë në karantinë. Karantina është e detyrueshme edhe nëse dikush është vaksinuar plotësisht, është i shëruar apo ka një test korone negativ.

Nga ana tjetër Gjermania zbuti kufizimet për udhëtarët nga Holanda, Danimarka, Luksemburgu, Letonia dhe Sllovenia, si dhe nga disa rajone në Suedi dhe Kroaci, të cilat nuk konsiderohen më si zona me rrezik./dw

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close