“1 mbi 1 dritaret”, Festivali Kombëtar për fëmijë çel siparin në Berat

ATSH/ Festivali Kombëtar i Teatrit për fëmijë “1 mbi 1 dritaret”, që po zhvillohet në qytetin e Beratit çeli mbrëmjen e djeshme siparin me trupën teatrore të Durrësit.

Artdashësit e vegjël beratas, të shoqëruar nga prindërit e tyre duartrokitën në natën e parë artistët e teatrit të Durrësit, të cilët sollën një performancë të magjishme.

Mbrëmjen e sotme në këtë festival do të jenë fëmijët e qytetit të Vlorës, në 28 qershor
fëmijët e Elbasanit, në 29 të Gjirokastrës, në 30 të Korçës dhe në 1 korrik fëmijët e Beratit.

Kjo risi që sjell qyteti i Beratit bën të mundur edukimin e fëmijëve nëpërmjet teatrit, duke shkëmbyer kështu kulturën dhe traditat. Kështu për herë të parë organizohet Festivali Kombëtar i Teatrit për fëmijë, “1 mbi 1 dritaret”, i cili do të zhvillohet në datat 26 qershor- 1 korrik.

Bashkia e Beratit, nën kujdesin e kryetarit Ervin Demo ka marrë iniciativën e zhvillimit të shfaqjes më të madhe teatrale me qëllim promovimin e qyteteve shqiptare, ka prezantuar “Berati, qyteti i fëmijëve”.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close