Rikthimi i nuhatjes një vit pas infektimit me coronavirus

ATSH-AFP/ – Humbja e nuhatjes, ose anosmia, e lidhur me një infektim me COVID-19, paraqet një prognozë të shkëlqyeshme rikuperimi në një vit, sipas një studimi të Strasburgut botuar në “Journal of the American Association of Medicine” (Jama).

Studimi, i publikuar të enjten, ka të bëjë me një grup prej 97 pacientësh të infektuar me COVID-19, me një humbje akute të nuhatjes pas 7 ditësh. Ajo u krye në veçanti nga Marion Renaud, shef i klinikës në departamentin e ENT të Qendrës Spitalore Universitare të Strasburgut dhe me mbështetjen e Institutit Spitalor Universitar të Strasburgut (IHU).

Studimi tregoi se 84,3% e pacientëve ishin rikuperuar objektivisht pas 4 muajsh dhe se “96,1 u rikuperuan objektivisht në 12 muaj.

Midis pacientëve të ndjekur, dy mbetën hiposmikë (subjekt i një humbje të pjesshme të nuhatjes, shënim i redaktorit) në një vit, me anomali të vazhdueshme”, tregon studimi.

“Parashikimi për rikuperimin e nuhatjes pas një viti është i shkëlqyeshëm”, thekson Marion Renaud.

“Për më tepër, humbja e nuhatjes prek më shpesh subjektet e reja dhe prognoza e rikuperimit është më e mirë tek të rinjtë”, vijon studimi.

Studimi gjithashtu tregoi se pjesëmarrësit tentuan të nënvlerësojnë kthimin në nuhatjen normale, me disa pacientë që raportuan vetëm shërim të pjesshëm ndërsa testet psikofizike të kryera mbi ta çuan në një përfundim “shërim i plotë” i nuhatjes.

Studimi u botua si një “letër kërkimore”, një format i shkurtuar, por i rishikuar nga kolegët, në “Journal of the American Medical Association”.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close