Në pikat kufitare, nuk raportohet për kolona të gjata

Pavarësisht se tashmë ka nisur sezoni i verës e bashkë me të edhe pushimet, gjendja në pikë kalimet kufitare në Kosovë duket të jetë e qetë.

Ndonëse tashmë kanë filluar të vijnë në atdhe edhe bashkatdhetarët nga vendet e ndryshme të Evropës, në pikat kufitare nuk raportohet për kolona të gjata.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, fluks më i madh i veturave vërehet në hyrje të Vërmicës, shkruan Telegrafi.

Në raportin e kësaj qendre thuhet se kolona në hyrje të Vërmicës është e gjatë 150 metra, kurse pritjet janë 10 deri në 15 minuta.

Ndërkaq gjendja në pikat tjera kufitare është e qetë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close