Kryeministri Kurti dhe Çanak diskutojnë për të pagjeturit

Çështja e personave të pagjetur nga lufta në Kosovë ishte tema kryesore e takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me kryetarin e Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës, Nenad Çanak.

Kurti dhe politikani opozitar në Serbi u pajtuan se Serbia duhet t’i hapë arkivat dhe të japë informacione për varrezat masive që dyshohet se ndodhen në territorin e saj.

Ai e njoftoi Çanakun se janë 1,632 persona që konsiderohen të zhdukur dhe theksoi se qeveria do të angazhohet maksimalisht për të gjithë të pagjeturit, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike.

Në takim u diskutua për nevojën e forcimit të socialdemokracisë në rajon, dialogun e ri për statusin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që bazohet në barazi, siç është edhe njohja e ndërsjellë.

Çanak e njoftoi kryeministrin Kurti me situatën politike në Serbi, ngulfatjen e zërave të mirëfilltë opozitarë dhe të medieve nga pushteti aktual.

Politikani opozitar Çanak tha se i ka marrë djalin dhe nipin për vizitë në Kosovë, që të shohin nga afër realitetin në të cilin jetojnë serbët dhe shqiptarët, sepse politika shtetërore, sipas tij, nuk po ia paraqet të vërtetën popullit në Serbi.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close