Kanadaja në 46,1 gradë Celsius

ATSH-AA/ – Lytton në provincën e British Columbia regjistroi të dielën temperaturën më të lartë të të gjitha kohërave në Kanada prej 46,1 gradësh Celcius.

“Maksimumi ditor mund të jetë më i lartë, kështu që ndiqni të dhënat zyrtare”, shkroi në Twitter agjencia meteorologjike “ECCC Weather British Columbia”, burimi zyrtar i motit dhe klimës në Kanada.

”Rekordi i mëparshëm ishte 45 gradë Celcius i matur më 5 korrik 1937 në Yellow Grass dhe Midale, Saskatchewan”, theksoi agjencia.

Rekordi i vjetër në British Columbia u regjistrua në vitin 1941 në 44,4 gradë Celcius.

Ndërsa pjesët perëndimore të Kanadasë janë nën paralajmërimet e nxehtësisë, një mot i freskët pritet deri në fund të kësaj jave.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close