Policët e Njesisë Speciale të Kosovës arrestojnë kapadaiun serb në Gazimestan,i cili më pastaj nga frika sa nuk i mbushi….

Siç njoftohet nga mediat disa qindra serb kanë ardhur sot nga Serbia dhe kishte të tillë edhe nga Mali i Zi në Gazimestan të rajonit të Prishtinës, me rastin e festës me karakter religjioz të quajtur ‘Vidovdani’.Festë që veç serbet dinë me festue,festë e humbjes!

Kjo “festë” në fakt atyre iu duhet për qëllime të errëta politike.për të manifestuar pretendimet se kinse Kosova është “serbe”,edhe pse dihet se në Betejën e Kosovës kundër Osmanëve,kishin luftuar kombe të bashkuara nga Ballkani ,pa asnjë serb të cilët më vonë u krijuan si komb,për t’i përvetsuar ngjarjet historike.

Policia e Kosovës,duke ditur për sensibilitetin e ngjarjes si dhe mundësinë për keqpërdorim të manifestimit për qëllime dhe shprehje të nacionalizmit serb përveç ndërmarrjes së masave dhe planifikimeve operacionale, kishte përgatitur një fletushkë informuese për qytetarët (në gjuhën shqipe dhe serbe), për t’i informuar mbi të drejtat dhe interesat e qytetarëve përgjatë manifestimit.

Policia e Kosovës, lidhur me manifestimet tradicionale të festës së ‘Vidovdan-it’, me kohë kishte përgatitur planin operativ për menaxhimin e situatës së sigurisë, para, gjatë dhe pas manifestimit. Me qëllim që ky manifestim të kalojë qetë dhe pa incidente, ishin paraparë disa objektiva strategjike

Njësitet policore janë përkujdesur për mbarëvajtjen e manifestimit në Graçanicë i cili kishte filluar në orët e paradites, për të vazhduar pastaj në Gazimestan të Prishtinës.

Rreth orës 13:00, manifestimi ka vazhduar tek monumenti i Gazimestanit, ku njësitet policore janë përkujdesur për mbarëvajtjen e manifestimit si dhe rregullimin-orientimin e komunikacionit rrugor edhe për pjesëmarrësit e tjerë në trafik të cilët nuk kanë qenë pjesë e këtij manifestimi.

Policia e Kosovës gjatë manifestimeve ka ndaluar dhe shoqëruar në stacion policor një person të dyshuar mbi dyshimin për vepër penale “nxitja e përçarjes dhe mos durimit”, i cili është në procedurë të intervistimit, përderisa të gjitha veprimet lidhur me personin në fjalë do të ndërmerren në konsultim dhe koordinim me prokurorin e rastit.

Në fillim ky person është treguar kapadai dhe ka ndërhyrë në punën e policisë duke u munduar të ndikojë në veprimet e tyre,ndërkohë që pjestar të forcave speciale të policisë e kanë kapur për krahësh dhe e kanë dërguar drejt kerrit të policisë për t’ia lidhur duart dhe për ta arrestuar,shihet se ky person ishte frikësuar dhe i kishte rënë adrenalina dhe sa nuk po qante thënë se i “pranonte krejt..”.Përndryshe sjellja e Policëve ishte shumë korrekte!

Gjatë manifestimit zyrtarët policorë kanë vërejtur disa pjesëmarrës të cilët kanë pasur të veshur fanella me mbishkrime provokuese, andaj me qëllim të shmangies së ndonjë keqkuptimi apo incidenti të mundshëm, fanellat e tilla të ekspozuara në automjete dhe të veshura iu janë larguar.

Po ashtu zyrtarët policorë të cilët kanë qenë të caktuar në lokacione të ndryshme, përfshirë pikat e kontrollit, gjatë kontrollit dhe verifikimit të tyre kanë gjetur dhe sekuestruar disa mjete të ndryshme të mprehta thika dhe një boks hekuri.

Lidhur me këtë, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorët kompetentë ka hapur rastet për ’Armëmbajtje pa leje’ dhe ‘Prishje e rendit dhe qetësisë publike’.
Manifestimi ka përfunduar pa incidente madhore dhe pjesëmarrësit janë shpërndarë në formën siç edhe kishin ardhur.

/Proinformacion.com/

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close