Spanja në 1/8 e finaleve

ATSH/ – Spanja kaloi sot në 1/8 e finaleve të EURO 2020, pas fitores 5-3 kundër Kroacisë, sipas pamjeve televizive.

Në pjesën e parë të ndeshjes së luajtur në stadiumin danez ”Parken” Spanja shënoi një autogol klasik me anë të Pedri (20’) dhe më pas barazoi me Sarabia (38’).

Në pjesën e dytë të gjykuar nga turku Cakir, spanjollët shënuan edhe dy herë me anë të Azbiliqueta (57’) dhe Torres (77’), ndërsa kroatët barazuan me anë të Orsiç (85’) dhe Pasaliç (90+2’).

Në kohën shtesë Spanja shënoi edhe dy here me anë të Morata (100’) dhe Oyarzabal (103’).

Sonte do të luhet edhe ndeshja tjetër për 1/8 e finaleve, ajo mes Francës dhe Zvicrës.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close