Zvicra në 1/8 e finaleve pas penalltive

ATSH/ – Edhe Zvicra kaloi sonte në 1/8 e finaleve të EURO 2020, pas penalltive (5-4) kundër Francës për shkak se e gjithë ndeshja përfundoi në barazim 3-3, sipas pamjeve televizive.

Në pjesën e parë të ndeshjes së luajtur në stadiumin rumun ”Arena Nationala” zviceranët ishin të parët që kaluan në avantazh me anë të Seferoviç (15’).

Në pjesën e dytë të gjykuar nga argjentinasi Rapallini, francezët shënuan tri herë me anë të Benzema (57’ dhe 59’) dhe Pogba (70’), ndërsa zviceranët sërish me Seferoviç (81’) dhe Gavranoviç (90’), ndërkohë që humbën edhe një penallti nga Rodriguez (55’).

Në kohën shtesë nuk ndryshoi asgjë.

Në gjuajtjen e penalltive, Zvicra u tregua më e saktë, pasi arriti të fitonte 5-4.

Për francezët, penalltinë e humbi Mbappe.

Po sot, Spanja mundi Kroacinë pas kohës shtesë me rezultatin 5-3, ndërkohë që koha e rregullt u mbyll me rezultatin 3-3.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close