Mbi 160 mijë qytetarë të vaksinuar kundër COVID-19

Procesi i vaksinimit të qytetarëve me vaksinën antiCOVID-19 është duke vazhduar në Kosovë.

Si rezultat i kësaj, tash e më shumë se një muaj numri i rasteve të reja me coronavirus por edhe i vdekjeve ka rënë dukshëm.

E në kuadër të procesit të imunizimit, mbrëmë në vendin tonë ka arritur kontingjenti i parë prej 81 mijë e 900 dozave të vaksinës Pfizer të blera nga Qeveria e Kosovës.

Kjo dozë e vaksinës është pjesë e 1 milion e 213 mijë e 290 dozave të cilat pritet të arrijnë deri në fund të vitit nga Pfizer pas nënshkrimit të kontratës me Qeverinë e Kosovës.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia pas arritjes së këtij kontingjenti u shpreh se imunizimi është kyç për mbrojtjen e shëndetit të të dashurve tanë.

“Këtë verë do ta mbajmë mend si vera e vaksinimit masiv në Kosovë”, u shpreh ai, transmeton Telegrafi.

Ndryshe deri më sot janë vaksinuar 160 mijë e 410 qytetarë, kurse me dozën e dytë të vaksinës janë vaksinuar 32 mijë e 975.

Procesi i vaksinimit do të vazhdoj edhe sot në sallën “1 tetori” në Prishtinë, si dhe në komunat tjera.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close