Havolli: Mbi 5 000 zyrtarë publik e kanë deklaruar pasurinë

Kryetari i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, është shprehur 97. 77 për qind e zyrtarëve publik e kanë deklaruar pasurinë te ky agjencion.

“Jam mbi pesë mijë zyrtarë publik që e kanë deklaruar pasurinë. Këtë herë numri i deklaruesve është më i madh”, ka thënë Havolli, raporton Klan Kosova.

“25 zyrtarë nuk e kanë deklaruar fare dhe 28 nuk e kanë deklaruar me arsye. Ka që janë të sëmurë dhe paraburgim dhe për atë arsye e kemi bërë ‘me arsye’”, është shprehur Havolli.

Ai ka thënë se të dhënat e publikuara këtë të hënë, janë të vlefshme për vitin 2020.

“95 raste janë me kallëzim penal. Tek 800-900 zyrtarë bëhet kontrolli dhe 500 zyrtarë kanë gabime teknike. Nuk ka të bëjë me fshehje të pasurisë”, ka deklaruar Havolli.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close