E trishtueshme:Në Indi fëmijët nuk zhvilluan simptoma të sëmundjes me covid-19,por tani po ballafaqohen me sindromin e rrezikshëm për jetën

New Delhi – Pas valës vdekjeprurëse të pandemisë covid 19 që mori dhjetëra mijëra jetë në Indi, një problem i ri është shfaqur, duke përfshirë fëmijët.

Vetëm këtë muaj, raportoi BBC, katër fëmijë me simptoma të gulçimit (humbjes së frymarrjes) dhe një rënie të shpejtë të presionit të gjakut u pranuan në një spital indian.

Nënat e tyre ishin infektuar me coronavirus më shumë se një muaj më parë nga e cila ishin kuruar tashmë. Megjithatë, kur fëmijët u testuan, doli se ata kishin antitrupa në gjakun e tyre, që do të thotë se edhe ata ishin të infektuar me virusin. Por, megjithëse këta fëmijë nuk zhvilluan asnjë simptomë gjatë sëmundjes, ata tani po luftojnë me një sindromë të rrallë, kërcënuese për jetën, të quajtur “sindromi inflamator multisistem”, i shkurtuar MIS-C.
Kjo gjendje zakonisht ndodh katër deri në gjashtë javë pasi fëmijët të shërohen nga coronavirusi.

Në Spitalin Kasturba, i cili ndodhet në shtetin indian Maharashtra, gjendeshin katër fëmijë të tillë, dy prej të cilëve që nga ajo kohë janë lëshuar në shtëpi, ndërsa dy të tjerët janë ende në gjendje kritike. /proinformacion.com

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close