Kryeministri Kurti: Arsimi dhe aftësimi profesional, me prioritet në qeverisjen tonë

Kurti në hapjen e Samitit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional: Situata ekonomike është përmirësuar

Në Parkun Inovativ në Prizren për herë të parë sot është hapur Samiti i Arsimit dhe Aftësimit Profesional – VET Samit që për qëllim ka diskutimin mbi rolin kyç të arsimit dhe aftësimit profesional në rritjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Kosovës.

Panairin e shkollave profesionale pjesë e VET Samit, e vizitoi Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili tha se situata ekonomike është përmirësuar dukshëm gjatë qeverisjes së tij, krahasuar kjo me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Kurti tha se përmes arsimit dhe aftësimit profesional mundësohet industrializimi i shpejt por edhe hapen vende të reja të punës.

“Situata ekonomike në Kosovë gjatë këtij pesë mujori të vitit 2021 është përmirësuar dukshëm krahasuar me pesë mujorin e vitit të shkuar. Aktiviteti ekonomik është shtuar për 15%, eksportet janë rritur për 66% e po ashtu janë rritur për 30% të hyrat buxhetore. Kjo tregon se si ka eksternalitete politike në ekonomi kur kemi proces dhe rezultat demokratik në zgjedhje. Perspektiva ekonomike na bënë optimist për të ardhmen, rritja ekonomike sivjet shkon 7.9% të bruto produktit vendor këtë duhet ta ndjekim edhe me implementimin e arsimit dhe aftësimit profesional që luan rol vendimtar në udhëzimin e hendekut të shkathësive. Tek ne jo vetëm që e kemi papunësinë e lartë por fatkeqësisht edhe një pjesë e mirë e atyre që janë të punësuar këtë nuk e kanë me profesionin e tyre çfarë e kanë kryer shkollimin e lartë apo të mesme”, tha ai.

Kryeministri i Kosovës tha se në qeverinë aktuale arsimi dhe aftësimi profesional është prioritar dhe tashmë kanë identifikuar masat qe do u marrin në këtë drejtim.

Kurti tha se në mungesë të një sistemi universal të arsimit dhe aftësimit profesional, duhet të gjendet një sistem që i përshtatet nevojave të Kosovës.

“Faktor kyç për investitorët e rinjë dhe rinvestimet është fuqia punëtore e kualifikuar e cila do punësohej menjëherë tek ata. Në mënyrë që arsimi dhe aftësimi profesional t’i përgjigjet nevojave të tregut të punës përfshirja e sektorit privat në të gjitha proceset është thelbësore duke filluar nga identifikimi i nevojave të tyre për kualifikime procesin e zhvillimit te kurrikulave dhe ofrimin e mundësisë për nxënës për të praktikuar shkathësitë në mjedise pune. Prandaj një marrëdhënie e fort institucionale midis sistemit të arsimit dhe aftësimit profesional dhe sektorit privat është parakusht i domosdoshëm për një sistem të suksesshëm të AAP-së[…]Arsimi dhe aftësimi profesional në qeverisjen tonë ka trajtim prioritar, disa nga masat që do të merren do të jenë në bashkëpunimi në mes të ndërmarrësitë dhe përfaqësuesit që të kuptohen qartazi nevojat për fuqi punëtore dhe identifikimi i motivimit që do të mundësoj përfshirjen e tyre në përgatitjen e fuqisë punëtore”, tha ai.

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbëri Nagavci tha se përkundër që Kosova ka pasur zhvillim ekonomik, arsimi dhe aftësimi profesional nuk është avancuar në atë mënyrë qe t’i plotësoj nevojat e ekonomisë.

Derisa i ka renditur shkaktarët, Nagavci tha se si ministri po punojnë në drejtim të rregullimit të kurrikulave për kualifikime bazuar në kërkesat lokale.

“Edhe pse Kosova ka pasur një zhvillim ekonomik pozitiv që nga paslufta arsimi dhe aftësimi profesional nuk ka arritur të zhvillohet sa ne dëshirojmë dhe të avancohet në atë mënyrë që t’i plotësoj nevojat e ekonomisë me punëtorë te kualifikuar. Kjo ka ndodhur për dy arsye, e para sepse ekziston një mospërputhje në mes te kualifikimeve që ofrohen në shkolla bazuar në nevojat e tregut lokal dhe në anën tjetër sepse ekziston mospërputhje e përmbajtjes së kurrikulave që të përgatisë punëtorët potencial sipas nevojave të ndërmarrjeve[…]ne jemi duke punuar që të rregullojmë kualifikimet bazuar në kërkesat lokale dhe po ashtu duke pasur në fokus bashkëpunimin me përfaqësuesit e bizneseve dhe vetë bizneset”, tha ai.

Kryetari i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Berat Mustafa tha se VET Samiti synon rritjen e bashkëpunimit në mes të sektorit privat dhe publik dhe zhvillimin e arsimit dhe aftësimit profesional.

Ai tha se sfidë për bizneset në Kosovës është gjetja e një punëtori të kualifikuar.

“Klubi i Prodhuesve të Kosovës është fokusuar që një kohë të gjatë në identifikimin e nevojave dhe gjetjen e zgjidhjeve për trajnim profesional të punëtorëve në sektorin e prodhimit. Pasi që e shohim si një ndër sfidat kryesore të kompanive prodhuese për zhvillimin e tyre pa fuqi punëtore të kualifikuar nuk mund të presim rritje të bizneseve, eksporteve rrjedhimisht as një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik[…]sot prodhuesit vendor sfidohen me gjetjen e një punëtori të trajnuar dhe të kualifikuar mirë. Prandaj, një nga objektivat tona më të rëndësishme të këtij samiti është që të dëshirojmë që ofrojmë një platformë gjithpërfshirëse që të bashkohemi të diskutojmë situatën aktuale dhe të identifikojmë zgjidhjen se bashku se si të përmirësojmë arsimin dhe aftësimin profesional në vendin tonë”, tha ai.

Nënkryetari i Fondacionit Besa, Ilir Seferi tha se sistemi dual në Kosovë është i arnuar, prandaj sipas tij nevoja për një ligj për këtë lloj sistemi është i nevojshëm.

“Sistemi dual këtu në Kosovë është arnuar pak a shumë por nuk e di se a ka një ligj në Kosovë për sistemin dual nëse jo duhet të punohet në atë drejtim që sistemi dual i arsimit apo AAP të bëhet më ligj. Problem më i madh tek të rinjtë është motivimi janë dy mënyra si ta motivojmë të riun. Është avancimin profesional dija dhe është paraja. Nëse një i ri mëson pak më shumë dhe ka para ai motivohet”, tha Seferi.

I pranishëm në VET Samit ishte edhe kryetari i Forumit Ekonomik Mbarëkombëtar, Nagib Fejzi ka kërkuar heqjen e barrierave ekonomike në mes të vendeve ku jetojnë shqiptarët sepse ndryshe integrimi do jetë i vështirë.

Ai tha se duhet të gjenden metodat për të qëndruar të rinjtë në vendin e tyre, dhe sipas tij rritja e pagës minimale nuk është politik qe e zgjidh këtë problem.

“Kisha dashur që me qeverinë të kemi një raport më të afërte sepse në këto përgatitje i bëjmë shpenzojmë leket tona por edhe të shtetit dhe i dërgojmë fëmijët jashtë shtetit. Neve na duhet pikë se pari të shohim metoda se si mundet të rrisim pagat por jo me çdo kusht siç qeveritë vendosin në rritjen e pagës minimale me pagë minimale nuk do kemi fëmijë këtu, kam një obligim lobimin në tre qeveritë tona për heqje të barrierave doganore, lirin e qarkullimit të mallrave se në kështu mendoj se nuk do jemi të gatshëm për Evropë nëse kufijtë tanë nuk i bashkojmë”, tha ai.

VET Samit i cili nisi sot do vazhdoj edhe nesër me 30 qershor duke filluar nga ora 09:00,organizator të këtij panairi janë Klubi i Prodhuesve së bashku me Besa Foundation e.V.

Pjesëmarrës në këtë panair dy ditor do të jenë 150 kompani vendore dhe rajonale, institucionet qeveritare, ambasadorë, shoqatat e biznesit, donatorët ndërkombëtarë̈ si dhe ekspertë me renome ndërkombëtare për të diskutuar dhe shkëmbyer përvojat e tyre dhe për të parë praktikat më të mira për krijimin e një sistemi sa më të avancuar për AAP, i cili do të ndikon në zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të vendit.

Edicioni i sivjetmë i VET Samitit përkrahet nga Projekti ESVET PRO – Mbështetja e Bashkimit Evropian për Rikualifikimet Profesionale dhe Profesionet në AAP, Enhancing Youth Employment- EYE Project, Projekti ALLED 2 dhe Kosovo Challenge Fund.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close