Kryeministri Kurti merr letër nga Josep Borrell

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Polikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, Josep Borrell, njofton ZKM.

Duke iu falënderuar për letrën që Kryeministri Kurti ia ka dërguar, Borrell shprehet mirënjohës për takimet e përbashkëta në Bruksel.

“Jam mirënjohës që kisha rastin t’u mirëprisja në Bruksel tri herë që nga marrja e detyrës së re. Kjo dërgon sinjal të fuqishëm për partneritetin e ngushtë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës. Mirëpres bashkëpunimin tonë të ngushtë në vazhdimësi dhe shkëmbimet tona në baza të rregullta”, thuhet në letër.

Letër nga Josep Borrell, Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close