Von Cramon-Taubadel  optimiste se në muajt e ardhshëm do të ketë përafrim të pozicioneve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian Viola Von Cramon-Taubadel është shprehur optimiste se në muajt e ardhshëm do të ketë përafrim të pozicioneve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Pas vizitës disa ditore në Kosovë, euro deputetja përmes një konference për medie tha se propozimet e reja për dialogun janë të mirëpritura, por nuk mund të refuzohen marrëveshjet e kaluara në këtë proces. Derisa adresoi kritika ndaj Francës për qasjen karshi liberalizimit të vizave për Kosovën.

Anëtarja e Parlamentit Evropian tha se aktualisht pritjet e dy palëve në dialogun Kosovë-Serbi janë maksimale.

“Shpresoj që në javët e ardhshme, muajt e ardhshme do të shohim një ngushtim të pozicioneve, afrim të pozicioneve origjinale, kjo bëhet përmes negociatave dhe nuk është e papritur për mua që të kemi pozicion maksimal në njërën anë dhe pozicion maksimal në anën tjetër”, tha ajo.

Ajo i bëri të ditur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se i mirëpret propozimet e tij për vazhdimësinë e dialogut, por nuk mund të jetë kundër marrëveshjeve ekzistuese.

“Ne duhet të kemi zotimin nga kjo qeveri se ata janë të gatshëm për këtë dialog dhe se do të punojmë mbi marrëveshjet ekzistuese, asgjë tjetër nuk ka rëndësi. Nëse dikush vjen me propozime të reja është shumë mirë edhe për audiencën e brendshme, është mirë për idetë e reja, por natyrisht nuk mund të jeni kundër marrëveshjeve ekzistuese”, u shpreh Von Cramon.

E pyetur për marrëveshjen e Uashingtonit, Von Cramon tha se nuk është shumë e sigurt se administrata e re Biden do të insistonte në implementimin e saj.

“Nuk jam e sigurt se BE-ja ka qenë plotësisht në pajtueshmëri me këtë, apo e ka përkrah. Unë jam për dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe administrata e re Biden është me rëndësi që të harmonizohet edhe me të dërguarin e veçantë zotëri Palmer lidhur me harmonizimin e raporteve të Uashingtonit dhe BE-së për çështjen e dialogut. Nuk jam shumë e sigurt se administrata e ShBA-së vetvetiu do të insistonte në marrëveshjen e Uashingtonit. Kjo është çka mund të them për momentin, të presim dhe të shohim”, tha ajo.

Para gazetarëve raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian kritikoi edhe pozicionimin e Francës lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën. Ajo përsëriti se Kosova ka plotësuar kushtet teknike dhe tha se BE-ja po e humb kredibilitetin në këtë proces.

“Shpresoj që në një moment do të shohim qëndrime më pak të polarizuar dhe mjedis politik më të përshtatshëm në Francë. Unë kam shpresuar që gjatë presidencës së Gjermanisë në BE vitin e kaluar kemi mundur ta kemi këtë temë në agjende Derisa të gjithë e dimë që Kosova i ka përmbushur kushtet teknike edhe komisioni dhe shtetet e tjera do të dëshironin që të marrin dritën e gjelbër për liberalizim të vizave. Në fund të fundit është çështje e Këshillit të Evropës dhe në këtë pikëpamje ka disa anëtar të këshillit që janë ende skeptikë dhe hezitojnë. Siç keni mundur ta shihni nga vizita e kryeministrit në Francë, nga qeveria franceze nuk morën premtime që kjo do të ndodhte. Më vjen keq për këtë, dhe është për keqardhje dhe mendoj që është një gabim që po bëhet për regjionin dhe për Bashkimin Evropian”, tha ajo në konferencën për media.

Gjatë vizitës në Kosovë, Von Cramon tha se ka qëndruar në disa qytete të Kosovës dhe përveç krerëve institucional ka takuar edhe komunitetet jo shumicë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close