Holanda miraton Pfizer për grupmoshat 12-17 vjeç

Holanda ka miratuar Pfizer për grupmoshat 12-17 vjeç, në një përpjekje për të parandaluar një valë të re të pandemisë gjatë muajve të ardhshëm.

“Duke marrë parasysh situatën, ne rekomandojmë vaksinën Pfizer-BioNTech  për të gjithë grupmoshat  12-17 vjeç,” sipas një deklaratë të institutit të shëndetit publik.

Vaksina  mbron fëmijët nga simptomat më të rënda të sëmundjes. Ministri holandez i Shëndetësisë Hugo de Jongge tha javën e kaluar se ai preferon të vaksinojë adoleshentët në mënyrë që variantet e tjera më ngjitëse të virusit të mos shkaktojnë një valë të re në vjeshtë.

Në këtë mënyrë, Holanda ndjek shembullin e Shteteve të  Bashkuara, Kanadasë, Francës, Gjermanisë dhe vendeve të tjera europiane që tashmë kanë filluar vaksinimin e adoleshentëve. Holanda ka vaksinuar 15.3 milion persona. Me përshpejtimin e fushatës së vaksinimit, rastet e Covid  kanë shënuar nivelin më të ulët gjatë muajve të fundit.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close