Asfaltimi i autostrades Shkup-Bllacë, nisë në tetor!

Më në fund do të nisë asfaltimi për autostradën Shkup-Bllacë. E kjo sipas drejtorit të NP “Rrugët e Maqedonisë” Ejup Rrusetmi pritet të ndodhë në muajin tetor.

Por bëhet fjalë vetëm për 2 kilometrat e para.

“Autostrada Shkup-Bllacë, dy kilometrat e parë janë duke u punuar në bazë të dinamikës që është e paraparë në bazë të projektit. Projekti është paraparë që deri në shkurt të vitit 2022 të mbaroj. Nga punët që punohet për momentin në terren ne jemi të kënaqur dhe ajo po punohet në bazë të dinamikës. Shpresojmë se nga tetori do të fillojnë edhe asfaltimet e para në këtë segment rrugorë Shkup Bllacë”, tha Ejup Rrustemi – Drejtor i NP “Rrugët e Maqedonisë”, transmeton Zhurnal.

Tetovë-Prizren, është një projekt tjetër që qytetarët e presin.

Rustemi thotë se për atë lidhje rrugore të dyja qyteteve, ka një studim të fizibilitetit që në vitin 2015 dhe se janë të gatshëm janë të gatshëm të fillojnë me projektin ideor.

“Unë mund të them nëse kemi pikën e përbashkët në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut për rrugën Tetovë-Prizren ne jemi të gatshëm që menjëherë të fillojmë me projektin ideor dhe vitin e ardhshëm të kemi edhe projektin ideor, që pastaj vitin e ardhshëm të fillojmë me projektin bazë”, shtoi drejtori i NP “Rrugët e Maqedonisë”, Ejup Rrustemi.

E disa banorë të Bllacës kohë më parë u ankuan edhe për çmimin e tokës që shteti ua ka ofruar.

Rustemi tha se me ato banorë që nuk kanë pranuar çmimin e tokës do të vendos gjyqi.

Për korridorin 8 po përgatitet një projekt-ligj që pritet të kalojë në parlament, ku përcaktohet lidhja e kontratës dhe pas kontratës do të fillojë edhe dinamika e punës.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close