Bashkimi Europian do të heqë Kosovën nga lista e kuqe për udhëtime

Shtetasit e Kosovës, Bosnje e Hercegovinës dhe Malit të Zi do të mund të udhëtojnë në vendet e Bashkimit Evropian edhe pa nevojë të domosdoshme. Shtetet anëtare të BE-së u pajtuan të mërkurën me propozimin e përgatitur nga Presidenca portugeze e Bashkimit Evropian.

Ky vendim nënkupton se qytetarët e këtyre vendeve, përfshirë ata që nuk janë të vaksinuar kundër koronavirusit, do të mund të udhëtojnë në vendet e BE-së.

Heqja nga lista e kuqe e udhëtimeve bëhet për shkak të situatës së favorshme epidemiologjike në këto tri shtete. Ndërkaq, para dy jave, në listën me rrezik të ulët nga COVID-19 ishin përfshirë edhe Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Pavarësisht se këto shtete largohen nga lista e kuqe e udhëtimeve, qytetarët e këtyre shteteve duhet të respektojnë edhe disa rregulla të tjera kundër pandemisë.

Lehtësimi i kushteve për udhëtim në vendet e Ballkanit Perëndimor vjen pikërisht në kohën kur një numër i madh i qytetarëve me banim në shtetet e BE-së, me prejardhje nga ky rajon, shkojnë në pushime vjetore.

Përfaqësuesit e përhershëm të vendeve anëtare të BE-së diskutojnë sot draft-listën e re, e cila, përveç vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshin edhe Kanadanë, Moldavinë, Armeninë, Azerbajxhanin, Jordaninë, Arabinë Saudite, Katarin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ambasadorët e BE-së tashmë e kanë miratuar atë.

BE-ja i azhurnon listat çdo dy javë, në përputhje me situatën epidemiologjike në secilin vend veç e veç.

Për të siguruar statusin e një vendi të sigurt, ai duhet të regjistrojë maksimum 75 raste pozitive me koronavirus për 100,000 banorë, në 14 ditët e fundit.

Në muajin maj, Bashkimi Evropian ka miratuar edhe të ashtuquajturën “frenë emergjente”, në bazë të së cilës mund të riaktivizohet ndalesa e udhëtimit për vendet ku situata epidemiologjike përkeqësohet me shpejtësi./REL

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close