Stanishiq,dhe Simatoviq,pak dënim për shumë krim….edhe shumë duar të lara me gjak presin ende prangat e drejtësisë

Gjykata e Kombeve të Bashkuara në Hagë dënoi me nga 12 vjet burgim Jovica Stanishiq, Franko Simatoviq ,dy ish-shefa të shërbimit të sigurimit shtetëror të Serbisë, të akuzuar për udhëheqjen e grupeve paraushtarake gjatë luftërave në ish-Jugosllavi, në vitet 1990,thuhet në njoftimin medial.

Makineria ushtarake kriminale e Serbisë ishte e organizuar për të kryer krime në shumë formacione e grupe ushtarake ,private e shtetrore të cilat në fund i jepnin përgjegjësinë aparatit represiv shtetror të Serbisë në kryeme Millosheviqin.

Prandaj mund të thuhet lirisht se i tërë shteti ishte i përfshirë në krimet çnjerëzore në luftrat që u zhvilluan në ish-republikat e hapësirës së ish-Jugosllavisë dhe Kosovë…por pak nga ata që kryen krime morën ndonjë dënim!

Paramilitarët e Arkanit,skorpionat dhe shumë të tjera formacione paraushtarake kriminele serbe fare nuk janë denuar dhe kurrë askush nuk i ka marrë në përgjegjësi për krimet e shumëta që ata kanë kryer që nga Kroacia,Bosnia deri në Kosovë.

Çka asht më e keqja shteti serb nuk ka qenë shumë bashkëpunues,me gjykatën ndërkombëtare përveç në raste kur s’ka pasë tjetër derë,e sa për dënimet e kriminelëve nga vet shteti serb ,edhe ato kanë qenë prej zori ,ose sa për të arritur ndonjë qëllim politik.

Përderisa nomenklatura aktuale në krye me Vuçiqin,ka marrë përsipër t’i rehabilitojë të gjithë kriminelët e dënuar dhe të pa dënuar deri më tani.Ai ditë më parë e tha edhe vet”Heronjtë e Kosharës do t’i nderojë edhe po të kenë kryer ndonjë penalitet”(parafrazim)!

Vitet po kalojnë dhe krimet jo se po marrin dënimin por ato ka rrezik të lihen fare pa u dënuar dhe shkojnë në harresë,duke i lënë me zemra të përvëluara shumë familjarë që ende as trupat e të afërmve nuk i dinë ku i kanë.

Fajtorë është edhe bashkësia ndërkombëtare ,që bëri shpesh politikë duke u munduar t’i barazojë krimet ,të cilat as ka shansë të kenë ndodhur,në vend se t’i ndjek hap pas duke i bërë edhe trysninë shtetit më kriminel në Europë,pas Luftës së Dytë Botërore.

Shkruar nga :Xhelil Arifi 30 qershor


 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close