Prokuroria jep detaje për arrestimet “Subvencionet 2021”

Prokurori i rastit, Rafet Halimi, tha se 14 prej 21 të arrestuarve për rastin “Subvencionet 2021”, janë zyrtar në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë.

“Në vazhdën e operacionit Prokuroria që në orët e hershme të mëngjesit kemi marrë një operacion të gjërë në Prishtinë, Podujevë, Pejë, Gjilan dhe Istog ku janë arrestuar 21 të pandehur për dhënie e marrje ryshfeti, keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

“14 prej tyre janë zyrtarë në kudër të Ministriaë dhe disa zyrtar nga Komunat e Kosovës. Shumica prej tyre janë drejtorë. Prokurori ka prova të mjaftueshme se të pandehurit kanë kryer veprat penale dhe ndaj tyre brenda 24 orëve do të paraqitet kërkesa për paraburgim”.

U.d i departamentit për hetim, Arben Paçarizi, tha se kanë siguruar prova të mjaftueshme ndaj të dyshuarve.

“Operacioni i sotëm nga Policia e Kosovës është mbështetur më njësi të veçanta që ka zgjatë disa muaj. Në hetim është punuar dhe janë siguruar prova të mjaftueshme ndaj të dyshuarve. Kemi shikuar në 5 lokacione dhe kemi marrë prova relevante për rastin e mëtutjeshëm”./EO

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close