Matthew Palmeri kërkon nga BE-ja liberalizimin e vizave për Kosovën

Zëvendësndihmës Sekretari i Zyrës për Çështjet Euroaziatike, Matthew A. Palmer, tha se Shtetet e Bashkuara kanë mbetur të zhgënjyera nga vendimi i Bashkimit Europian për të mos nisur Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Nga Forumi i Prespës për Dialog, diplomati amerikan tha se BE-ja gjithashtu duhet të mbajë premtimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Për të realizuar potencialin e plotë të këtij rajoni, liderët duhet të bëjnë më tepër se premtime, duhet të marrin masa dhe të zgjidhin çështjet politike brenda dhe jashtë vendit, të fuqizojnë demokracitë multietnike dhe sistemet e drejtësisë dhe të lëvizin drejt së ardhmes”.

“Është jetike që BE-ja të mbështesë rajonin dhe të miratojë liberalizimin e vizave për Kosovën. Jemi të zhgënjyer nga vendimi për të mos nisur negociatat, sepse këto shtyrje kanë penguar përparimin e synimeve tona në rajon, jo vetëm normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, por më shumë se kaq”, tha Palmer në fjalën e tij.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close