Vetëvendosje shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për kryetar komunash

Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur sot zgjedhjet e brendshme për kandidatët për kryetarë komunash për zgjedhjet lokale të 17 tetorit 2021.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie.

Të interesuarit për të kandiduar, kanë afat deri të shtunën, më 3 korrik për të paraqitur deklaratën e kandidaturës.

“Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm (KZP) njofton të gjithë aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, të cilët janë të interesuar për të kandiduar për pozicionin e kandidatit për Kryetar të Komunës nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, që të paraqesin deklaratën e kandidaturës nga data 1 korrik deri më 3 korrik 2021, ora 17:00”, thuhet në komunikatë.

Njoftimi i plotë:

Shpallen zgjedhjet e brendshme për kandidatët për kryetarë komunash për zgjedhjet lokale të 17 tetorit 2021

Në kuadër të zgjedhjeve të brendshme dhe në përputhje me Statutin dhe Rregulloren e Zgjedhjeve të Brendshme, Lëvizja VETËVENDOSJE!, nga sot shpallë zgjedhjet e brendshme për kandidatët për kryetarë komunash.

Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm (KZP) njofton të gjithë aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, të cilët janë të interesuar për të kandiduar për pozicionin e kandidatit për Kryetar të Komunës nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, që të paraqesin deklaratën e kandidaturës nga data 1 korrik deri më 3 korrik 2021, ora 17:00.

Pas dorëzimit të dokumentacionit të nevojshëm, Komisioni Zgjedhor Ad Hoc i Qendrës (KZAQ) dhe  KZP do të bëjnë verifikimin e tyre dhe do ta pajisë kandidatin/en me formularin e grumbullimit të nënshkrimeve të nevojshme për zyrtarizimin e kandidaturës, ashtu siç është e paraparë me Statutin dhe Rregulloren e zgjedhjeve të brendshme të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Lëvizja VETËVENDOSJE! është subjekti më demokratik e më transparent sa i përket vendimmarrjes, veprimtarisë e organizimit.  Në frymën e demokracisë së brendshme ne urojmë për një proces zgjedhor sa më të mirë dhe ftojmë për përfshirje sa më të madhe rreth këtij procesi.

Ky proces zgjedhor i brendshëm do t’i paraprijë mobilizimit e përgatitjeve për të mundësuar që ndryshimi i madh i 14 shkurtit të shtrihet edhe nëpër komuna. Referendumi i 14 shkurtit do të kompletohet më 17 tetor, kurse ndryshimi i gjithmbarshëm do të jetë edhe më i shpejtë edhe më i thellë pas 17 tetorit.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close